Mundėsi falas pėr njė vit nė SHBA

Data 05-10-2009 6:03:42 | Tema: Lajme


TETOVĖ, 5 TETOR - Nxėnėsit e shkollave fillore dhe tė mesme nė Tetovė do tė kenė mundėsi tė vijojnė njė vit shkollor nė shkollat e drejtimeve adekuate nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA), falė programi "YES" qė tė hėnėn do tė prezantohet nė Kėndin Amerikan nė Tetovė. "Janė tė ftuar tė gjithė nxėnėsit e shkollave tė mesme tė Tetovės qė tė njoftohen nė hollėsi pėr programin e shkėmbimit tė nxėnėsve, "YES". Pėr kushtet dhe pėr tė gjitha informacionet e nevojshme pėr aplikim dhe pėr mėsim njėvjeēar nė SHBA pjesėmarrėsit do tė njoftohen nga pėrfaqėsuesit e vet Kėshillit Amerikan pėr Edukim Ndėrkombėtar" thotė Gėzim Sulejmani, koordinator i kėndit amerikan nė Tetovė.
Sipas tij, ky program do tė shėrbejė edhe pėr thellimin e miqėsisė ndėrmjet popullit tonė dhe atij amerikan. Nxėnėsit qė do tė mėsojnė atje do tė jetojnė nė njė familje pritėse, do tė angazhohen nė aktivitete pėr tė mėsuar mbi shoqėrinė dhe vlerat amerikane, sigurojnė aftėsi drejtimi dhe ndihmojnė nė edukimin e amerikanėve mbi vendin dhe kulturėn e tyre. Bursat e programit Youth Exchange and Study (YES) 2010-2011 nė thelb kanė zhvillimin e komunikimit ndėrmjet njerėzve nga SHBA dhe vendeve partnere, me qėllim ngritjen e mirėkuptimit dhe respektit tė ndėrsjellė. Kėto bursa mbulojnė tė gjitha harxhimet e nxėnėsve qė do tė nevojiten pėr nevojat e parapara tė programit duke filluar nga udhėtimi, mjete financiare mujore qė ndihmon nxėnėsit tė marrin pjesė nė aktivitete sociale dhe tė blejnė mjete personale tė nevojshme, vendbanimin tek njė familje pritėse amerikane tė zgjedhur etj. Prezantimi qė pritet tė mbahet tė hėnėn me fillim nė ora 18:00 nė Kėndin Amerikan nė Tetovė, do tė jep tė gjitha informacionet e nevojshme.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2038