Vlorė, akademiket: Jo studentėt me mesatare 6

Data 05-10-2009 6:34:59 | Tema: Lajme

VLORĖ, 5 TETOR - Pas njoftimit tė nxjerrė njė ditė mė parė, pėr afatin e regjistrimeve deri nė pasditen e sė dielės, pėr maturantėt me mesatare nėn 6, nga Rektori i Universitetit tė Vlorės “Ismail Qemali”, Tanush Shaska, i menjėhershėm ka qėnė reagimi nga stafi akademik, i cili pėrmes njė deklarate pėr shtyp e ka kundėrshtuar kėtė vendim. Ndėrkohė, kundėrshtimi i bėrė ka vėrtetuar edhe njė herė qė stafi akademik i qėndron vendimit tė marrė nė maj tė vitit 2008, ku heq tė drejtėn e maturantėve me mesatare nėn 6, duke rėnė ndesh me urėdhėresėn e fundit tė Rektorit.
Edhe pse ndajnė vetėm pak ditė nga fillimi i vitit tė ri akademik, mbi 800 kandidatė pėr studentė janė nė udhėkryq mes deklaratave nga universiteti, tė cilėt ritheksojnė qėndrimin e tyre dhe ato nga Ministria e Arsimit qė jep siguri qė studentėt janė regjistruar. Deklarata pėr shtyp e stafit pedagogjik tė universitetit tė Vlorės, kundėrshton vendimin e Rektorit pėr zgjatjen e afatit tė regjistrimeve tė maturantėve deri nė ditėn e dielė, nė datė 4 tetor 2009. Ne si kolektiv pedagogjik, cilėsohet nė deklaratė e konsiderojmė kėtė, njė shkelje tė rėndė tė autonomisė sė universitetit dhe nėpėrkėmbje tė dinjitetit dhe autoritetit tė senatit, i cili ėshtė organi mė i lartė vendimmarrės i Universitetit tė Vlorės. E ritheksojmė qėndrimin tonė tė mėpėrparshėm tė deklaruar mė datė 23 shtator 2009, qė nuk mund tė bėhet asnjė kompromisė me Ministrinė e Arsimit. U bėjmė thirrje tė gjitha institucioneve akademike, vijon citimi, intelektualėve, opinionit publik, pėrfaqėsive diplomatike dhe organizatave ndėrkombėtare, qė ta pėrkrahin kauzėn tonė. /BalkanWeb/



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2040