Edhe dekan nė Kumanovė edhe prodekan nė FON

Data 08-10-2009 6:26:44 | Tema: Lajme


KUMANOVĖ, 8 TETOR- Nė pėrpjekje pėr tė vendosur rregullin dhe ligjin nė Fakultetin e Administratės sė Biznesit (FAB) nė Kumanovė, Universiteti Shtetėror i Tetovės po shkon nė shkele tė tjera tė Ligjit pėr arsim tė lartė tė dhe Statutit tė saj. Edhe pse njė ditė mė parė nga zėdhėnėsi i USHT-sė, Selam Sulejmani, u theksua se nė Kumanovė, gjithēka ėshtė nė rregull, tani nė postin e u.d. sė dekanit nė FAB-it, USHT ka emėruar prodekanin e Universitetit "FON" nė Shkup, pra tė njė universiteti dhe fakulteti krejt tjetėr nga USHT-ja.

Konkretisht prodekani i Fakultetit pėr Detektivė dhe Siguri, prof.dr.Metush Sulejmani ėshtė emėruar ushtrues i detyrės sė dekanit tė FAB-it, nė Kumanovė. Ky vendim, i Kėshillit tė Rektoratit tė USHT-sė ėshtė sjellė tė dielėn, edhe pse emėrimi nė poste udhėheqėse i profesorėve qė kanė marrėdhėnie tė rregullta pune nė njė institucion tjetėr ėshtė nė kundėrshtim me Statutin dhe Ligjin pėr arsim tė lartė.
Ligji dhe Statuti nė pjesėn qė rregullojnė mėnyrėn e emėrimit tė dekanėve tė fakulteteve, shumė qartė thuhet se dekanėt duhet tė jenė profesor tė rregullt tė atij fakulteti. Angazhimin e prof. dr. Metush Sulejmanit si profesor i rregullt nė FON dhe prodekan nė Fakultetin pėr Detektivė dhe Siguri e konfirmon pėrgjegjėsi pėr komunikim me publikun, Leon Bakraēievski.

"Sulejmani ka marrėdhėnie tė rregullt punė nė Fakultetin e Shkencave tė Juridikut dhe ėshtė prodekan nė Fakultetin pėr Detektivė dhe Sigurisė", pohon Bakraēievski. Ai nuk dėshiro tė komentojė vendimin e USHT-sė pėr emėrimin e prodekanit tė FON-it si dekan nė njė fakultet tė USHT-sė, derisa kėtė ta bėn tė ditur vetė profesor Sulejmani.

"Prodekani nė fjalė nuk na ka njoftuar pėr ndonjė emėrim tė tij diku tjetėr", tha zėdhėnėsi i Universitetit "FON". Pėr kėtė ēėshtje nuk dėshirojnė tė komentojnė as nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT), ku ai vendim ishte sjellė pėr tė shkarkuar ish-dekanin e FAB-it, Naser Rrahimin.

"Unė nuk jam kėtu pėr tė komentuar angazhimet individuale tė personave tė tjerė, por pėr tė kumtuar vendimet e Kėshillit tė rektoratit", tha Selam Sulejmani, pėrgjegjėsi nė zyrėn e Shėrbimit pėr informim nė USHT. "Arsyeja pėr shkarkimin nga detyra e ushtruesit tė detyrės dekan i fakultetit tė disperzuar tė Administratės sė Biznesit nė Kumanovė, tė dr. Naser Rrahimit, ėshtė paaftėsia e tij nė drejtimin e fakultetit tė disperzuar nė Kumanovė i cili numėron mbi 800 student, si dhe mosrespektimi i rregullores dhe statutit tė USHT-sė, por edhe shumė shkelje tė tjera qė janė nė kundėrshtim me veprimtarinė arsimore e shkencore dhe administrative tė Universitetit", thuhet nė Kumtesėn qė tė mėrkurėn lėshoi pėr media USHT. Njė ditė mė parė, tė martėn, zėdhėnėsi i kėtij universiteti, Sulejmani, e pat mohuar se nė FAB-in nė Kumanovė ka probleme, shkele ligjesh dhe parregullsi ligjore.

Ai pohoi se funksiononte nė rregull dhe se komunikimi mes dekanit tanimė tė shkarkuar dhe Rektoratit tė USHT-sė, sipas tij, funksionon nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Ndėrsa, ndryshe thuhet nė komunikatė, ku Rrahimi akuzohet pėr shkelje tė Ligjet dhe Statutit si dhe pėr paaftėsi menaxhim.

I kontaktuar nga "KOHA" dekani i shkarkuar, doc.dr.Naser Rrahimi, nuk dėshiron t'u pėrgjigjet akuzave nė adresė tė tij, pėr hir tė situatės, sikurse thotė ai. Ndėrkaq, vendimi i Kėshillit tė Rektoratit ėshtė pranuar edhe nga Kėshilli Studentor.

"Ne kėrkojmė kthimin e rendit dhe respektimin e hierarkisė nė FAB", tha Afrim Emini, kryetari i atij kėshilli. Pėrmes njė letre tė hapur drejtuar opinionit, Inspektoratit shtetėror tė arsimit, Kuvendit, partive politike dhe korit diplomatik, Kėshilli Studentor alarmonte pėr "abuzime tė pėrmasave trishtuese" dhe kėrkonte qė urgjentisht tė intervenohet.

Nė FAB, para dy javėve, USHT-ja ka emėruar nė postin e prodekanit Arbėr Ademin, i cili nuk ka asnjė titull shkencor. Ky i fundit ngushėllohej duke thėnė se "po tė niseshim nga respektimi i Ligjeve edhe dekani Rrahimi nuk duhet ta mban atė post, pasi nuk ėshtė me marrėdhėnie tė rregullt punė nė FAB, por nė njė fakultet tjetėr".

Ende mė tė disfavorshme janė rrethanat pėr emėrimin e prof.dr.Metush Sulejmanit nė detyrėn e dekanit. Nė komunikatėn e USHT-sė pėr shkarkimin e Rrahimit nga posti i u.d. dekanit dhe emėrimit nė kėtė funksion tė Sulejmanit nuk tregohet se nė cilat nene tė Statutit tė USHT-sė mbėshtet vendimi pėr tė bėrė dekan profesorin e rregullt tė njė universiteti tjetėr.

Nga: Laura PAPRANIKU



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2050