Prizreni - qyteti i “dy” universiteteve publike

Data 15-10-2009 4:34:50 | Tema: Opinione

Adnan Abrashi

“Universitetet nuk themelohen me vendime, por me ligj” (Enver Hoxhaj, ministėr aktual i Arsimit)

Vendimi i fundit i Qeverisė sė Hashim Thaēit pėr formimin e Universitetit tė Prizrenit, sa ka qenė sihariq i mirėpritur dhe i mirėseardhur pėr qytetarė e tij, aq i ka bėrė edhe skeptik ata. Sepse, sikur ėshtė bėrė zakon nė dy zgjedhjet e fundit, pėr ta fituar sa mė shumė besimin e elektoratit tė kėtij qyteti, gjatė ēdo fushate parazgjedhore, partitė politike nė pushtet, gjithmonė si karrem e pėrdornin kėtė truk tė mashtrimit politik.


Neve si qytetarėve prizrenas, ende na kujtohet mirė dy vjet mė parė, kur gjatė fushatės elektorale tė LDK-sė, nė Qendrėn sportive tė Prizrenit, ish ministri arsimit Agim Veliu, solli njė vendim tė Ministrisė pėr themelimin e Universitetit nė Prizren, dhe nė praninė e mira simpatizantėve partiak dhe tė shumė medieve, publikisht ia dorėzon atė Eqrem Kryeziut (kryetarit tė atėhershėm tė Prizrenit).

Pa dyshim se, sikur edhe na doli nė praktikė, LDK-ja nė atė kohė nė pushtet, nuk e kishte marrė kėtė vendim pse sinqerisht e donte njė universitet pėr Prizrenin, por duke menduar se njė veprim kėsisoj do t’u siguroj fitore nė zgjedhjet qendrore e komunale qė atėkohė ishin nė prag. Ēka ndodhi me kėtė premtim, dihet! Edhe me rezultatin e zgjedhjeve, po ashtu!. Prej atėherė Prizreni nuk pati njė Universitet, por vetėm njė shoqatė qė do tė lobonte pėr bėrjen e Prizrenit me Universitet, ndėrsa, LDK-ja, pas 7 viteve nė pushtet, kaloj nė opozitė. Pra, prizrenasit nuk e kafshuan kėtė karrem.

Andaj, frika dhe dyshimi i arsyeshėm i tyre nuk ndalon kėtu. Sepse, edhe vendimi i tashėm i qeverisė sė Hashim Thaēit pėr themelimin e Universitetit nė Prizren, bėhet pikėrisht nė prag tė zgjedhjeve. Duke pas pėr bazė kėtė realitet, me parashikimet e tyre tė “mbrapshta”, disa “gojėkėqij” tė ēarshisė, edhe me kėtė rast shohin njė analogji tė njėjtė:”Rrejtėn ata, po rren edhe kėta”. Ose, sipas asaj popullore: “Ne hėngsh be daj, mos e hangsh, asgjė kurrkujt”?

Sido qė tė jetė, meqenėse kėsaj radhe bėhet fjalė pėr njė vendim tė qeverisė, duam tė besojmė se kjo edhe do tė ndodh duke mos mbetur sikur premtimi i para dy viteve i LDK-sė.

Jashtė fjalėve tė “ēarshisė” tė cilat zakonisht kurrė dhe nė asnjė vend nuk ndalen, janė edhe disa indicije tė bazuara qė na bėjnė edhe nė kėtė vendim tė fundit tė qeverisė tė dyshojmė. Sepse, nuk kaloj as njė ditė nga njoftimi zyrtar i kėtij lajmi, hapėsirat e shumė billbordeve reklamuese nė Prizren, veē ishin tė mbushura me fotografitė e Hashim Thaēit, dhe kryetarit tė Komunės Ramadan Muja. Aty mund tė lexosh fjalinė falėnderuese tė Ramadan Mujės bėrė kryeministrit dhe sloganin “Prizreni qytet me universitet”.

Nga ana tjetėr, njė javė nga marrja zyrtare e kėtij vendimi, ministri i arsimit Enver Hoxhaj e kishte vizituar Prizrenin. I pyetur nga gazetari i TV “Opinion:-it se mos janė ato fjalė qė dėgjohen kinse pėr hapjen e njė universiteti pjesė e propagandės pėr tė fituar vota, ai, nė praninė edhe tė kryetarit tė komunės Ramadan Muja, mes tjerash ishte pėrgjigjur: “Personalisht nė kėto ēėshtje nuk jam emocional sepse pėr realizimin e saj duhet mjaftė kohė dhe pėrgatitje tė gjata profesionale. Universitetet nė njė shtet (serioz v.a.) nuk munden tė formohen aq lehtė dhe vetėm pėrmes vendimeve ministrore, por ato themelohen me ligj”.

Me sa shihet nga ky prononcim i ministrit Hoxhaj, as aji vetė nuk na paska ditė se shefi i tij Hashim Thaēi do ta merr aq shpejtė kėtė vendim “serioz” edhe pa ligj. Ta pėrsėris edhe njė herė: kjo deklaratė publike e ministrit tė Arsimit jepet vetėm njė javė para marrjes zyrtare tė kėtij vendimi tė Qeverisė sė Kosovės pėr themelimin e Universitetit tė Prizrenit?!!

Sido qė tė jetė, pse ne jemi “djegur nga tėmbli, e tani i fryjmė edhe kosit”, nuk na ka faj askush. Kryesorja ėshtė se, mė nė fund, Qeveria e Republikės sė Kosovė vendosi qė tė themelojė edhe njė universitet tjetėr publik nė Kosovė - “Universitetin e Prizrenit”, nė pėrbėrje tė tė cilit do tė jenė shtatė fakultete: Fakulteti Juridik, Ekonomik, i Edukimit, i Filologjisė, Fakulteti Filozofik dhe me mundėsi qė nė tė ardhmen tė themelohet edhe Fakulteti i Kulturės Fizike dhe ai i Arteve.

Fundja, sė paku formalisht , tani Prizreni u bė me dy Universitete: njė e ka pasur para dy viteve nė letėr - atė tė LDK-sė, tashti e ka tė dytėn, po ashtu ende nė letėr - atė tė PDK-sė...?!



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2059