Greva e Pedagogėve

Data 30-03-2005 2:52:55 | Tema: Lajme

Kur u mbyll greva

Tiranė, 30 MARS- E filluar nė mesin e muajit nėntor, greva e pedagogėve u mbyll nė 14 dhjetor 2004 dhe po atė ditė grevistėt deklaruan se tė nesėrmen u ktheheshin auditoreve, pėr t’u dhėnė mėsim 34 mijė studentėve.
Vendimi i papritur u deklarua gjatė paradites sė 14 dhjetorit pas njė mbledhjeje mes pėrfaqėsuesve tė pedagogėve grevistė dhe ministrave Marko Bello, Luan Memushi. Takim qė filloi nė orėn 9.30 tė mėngjesit, nė godinėn e Kryeministrisė.

“Qeveria pranoi tė miratojė dhe respektojė protokollin e pėrbashkėt qė nėnshkruam mė 9 dhjetor, nė tė cilin ajo siguronte autonominė financiare, zotohej se universitetet do tė menaxhonin vetė tė ardhurat dytėsore dhe se rritja e pagave, edhe ajo e stafeve administrative, do tė pėrballohej nga buxheti i shtetit dhe jo nga tė ardhurat dytėsore. Ministrat ranė dakord qė, nė vendimin e qeverisė, miratuar tė premten, tė heqin pjesėn ku shkruhet se rritja e rrogės do tė pėrballohet pjesėrisht nga buxheti i shtetit dhe pjesėrisht nga tė ardhurat e studentėve”, -shpjegoi kryetari i grevės, Ismail Hoxha.
Por pedagogėt patėn vendosur tė mos u besojnė shumė gjatė qeverisė, nėse kjo e fundit nuk i zbatonte premtimet e dhėna. “Ne kemi vendosur njė afat tė fundit qė ėshtė 1 marsi 2005. Nėse deri nė kėtė datė, qeveria nuk do t’i miratojė respektojė zyrtarisht ato qė na premtoi, do tė hyjmė menjėherė nė grevė pa afat”,-deklaroi atė ditė Hoxha. Gjatė njė interviste-portret, tė gjatė dhe ekskluzive pėr “Shekullin”.
Dhe ndodhi bash ashtu si u pat frikė. Qeveria nuk i respektoi tė gjitha premtimet e dhėna, shkelje kjo qė rrezikon pėr herė tė dytė seriozisht, brenda katėr muajve, vitin akademik 2004-2005.

Protokolli i 9 dhjetorit 2004
Ndryshimet
Ēfarė u premtua dhe ēfarė u miratua
Protokolli i firmosur mes qeverisė dhe grevistėve, 9 dhjetor 2004
4. Qeveria merr pėrsipėr qė udhėzimet e pėrbashkėta tė dy ministrive, pėrkatėsisht Ministrisė sė Financave dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, nė lidhje me pėrdorimin e tė ardhurave dytėsore, tė bėhen nė mirėkuptim tė plotė me kėrkesat dhe nevojat e parashtruara nga universitetet.
Vendime qeverie, 10 dhjetor 2004
Qeveria nuk ka miratuar ndonjė vendim tė tillė, pėrveē atij pėr tė drejtėn e prokurimit tė tenderave.

Nga: E. Spaho



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=206