Studentėve nė konvikte u pikon tavani

Data 08-01-2010 17:19:19 | Tema: Lajme

TIRANĖ, 7 JANAR - Studentėt e Mjekėsisė dhe tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit i luten Zotit tė mos bjerė shi qė tė mos depėrtojė nė dhomat e konvikteve tė Qytetit Studenti Nr.2. Moti i lagėsht i ditėve tė fundit ka depėrtuar sidomos nė konviktet e Mjekėsisė dhe tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit duke “ngjyrosur” muret e dhomave tė godinave qė janė veshur nga lagėshtira. Ndėrkohė qė nė disa dhoma vėrehen suva tė rėna mbi dysheme, nė disa tė tjera mund tė konstatosh edhe pika shiu qė bien nga tavani mbi shtretėrit ku banuesit e kėsaj qendre flenė. Studentėt janė ankuar vazhdimisht pėr kushtet qė ofrojnė kėto ambiente e megjithatė, deri tani gjithēka ka mbetur po njėsoj.

Sistemi ngrohės mungon plotėsisht nė konviktet e studentėve, me pėrjashtim tė njė godine ku edhe aty nuk ka funksionuar asnjėherė. Pėr pasojė studentėt janė tė detyruar tė pėrdorin rezistenca ngrohėse. Secila nga dhomat e konvikteve ėshtė e pajisur me lavaman, por pėr fat tė keq, siē shprehen vetė studentėt, ato nuk ofrojnė ujė tė ngrohtė.
Nga ana tjetėr, njėra prej kujdestareve tė konviktit nr.3 tė vajzave thekson se jo vetėm tualetet, por edhe dhomat dhe ambientet e jashtme tė kėtyre godinave kanė nevojė pėr rikonstruksion. Megjithatė, sipas saj, janė edhe vetė vajzat tė cilat tregohen tė pakujdesshme pėr t’i mbajtur pastėr kėto ambiente tė pėrbashkėta.

Numri i personave qė banojnė nė konviktet e Mjekėsisė dhe tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit pėrcaktohet nė bazė tė sipėrfaqes sė dhomave. Sa mė e madhe tė jetė hapėsira e dhomės, aq mė i madh ėshtė numri i tyre. Ai varion nga tre deri nė katėr studentė, por nuk mungojnė rastet, kur arrin deri nė 5 apo 6 vetė.

Tė rinjtė, qė banojnė nė kėto konvikte, nuk janė tė pajisur me kartė konvikti, siē ndodh me studentėt e huaj qė banojnė nė tė tilla qendra banimi. Kjo kartė ėshtė e domosdoshme, pasi vėrteton praninė e konviktorėve nė kėto godina. Nė mungesė tė kėtij dokumenti, nė Qytetin Studenti Nr.2 mund tė futet kushdo qė nuk ėshtė banues i kėtyre bujtinave. Studentėt thonė se kujdestarėt i njohin ata vetėm nėpėrmjet fytyrave, ēka nėnkupton se mundėsitė pėr tė abuzuar nė tė tilla raste janė tė shumta.

Drejtori i Qytetit Studenti nr.2, Luēiano Qafoku, tha se nė kuadėr tė kushteve qė ofrojnė ambientet e brendshme dhe ato tė jashtme pėr studentėt qė banojnė nė kėtė zonė, u ngrit njė komision i posaēėm. Qėllimi ishte qė tė dėgjoheshin studentėt pėr problemet nė kėto godina, si dhe tė merreshin sugjerimet e tyre.

Nė bazė tė kėrkesave tė studentėve, Qafoku, theksoi se janė realizuar njė sėrė projektesh qė do tė dėrgohen pėr miratim mė 20 janar nė Ministrinė e Arsimit, ku pritet tė “thithen” fondet pėrkatėse pėr finalizimin e tyre.

Disa nga projektet lidhen me shtimin e numrit tė dusheve, si dhe me ndėrrimin e tyre nga solar me naftė, gjė qė do tė ulė shpenzimet dhe do tė rrisė cilėsinė. Nga ana tjetėr, ai sqaroi se ka pėrfunduar realizimi i kartave tė konviktit dhe pritet tė bėhet vetėm shpėrndarja pėr studentėt. Sipas Qafokut, puna do fillojė kryesisht te dhomat qė shfaqen me kushte mė problematike krahasuar me tė tjerat, do tė krijohen zona tė gjelbra, ambiente sportive, si dhe do tė bėhet e mundur futja e internetit nė konvikte. /SHQIP/



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2090