Marrėveshje mes Universitetve

Data 01-04-2005 11:15:41 | Tema: Lajme


Marrėveshje bashkėpunimi universitar mes UEJL-sė, Tetovė dhe CITY COLLEGE

Tetovė,1 PRILL- Dita e 31 Marsi-t ishte ditė pėr t’u shėnuar nė Memorandumet pėr Bashkėpunim tė UEJL-sė. Kėtė ditė u nėnshkrua Memorandumi pėr bashkėpunim akademik mes dy institucioneve mėsimoro-shkencore , UEJL-sė, Tetovė dhe City College, Selanik (partner i Univerzitetit tė Shefilldit, tė Britanisė sė Madhe). Memorandumi u pėrurua dhe nėnshkrua nga Pro-rektori i UEJL-sė, Dr. Blerim Reka dhe Pro-rektorit tė City College, Dr. Megaklis Petmezas.

Marėveshja nė vete pėrmban synime dhe projekte nė realizimin e: programeve tė pėrbashkėta pėr hulumtime shkencore; dizejnimin dhe realizimin e plan-programeve tė pėrbashkėta shkencore tė karakterit ndėrkombėtar; zhvillimin e mėtutjeshėm tė teknikave mėsimdhėnėse (metodologjisė) dhe ambinetit teknologjik mėsimor, dhėnien e bursave stafit mėsimor pėr miratim tė mėtejshėm tė thirjeve akademiko-shkencore (Magjistraturė, Doktoraturė) dhe pėrdorimin e lirė tė librarisė jashtėzakonisht tė pasur tė City College –Sheffield Univerzity, pėr kohė tė caktuar.





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=213