Universiteti i Strugės para mbylljes, USHT nė fazė kritike

Data 21-06-2010 7:12:40 | Tema: Lajme


Ministri Nikolla Todorov tė hėnėn ka nėnshkruar paralajmėrimet pėr mbylljen e Universitetit Ndėrkombėtar nė Strugė dhe Kolegjit “New York” nė Shkup. Ata kanė 40 ditė afat t’i korrigjojnė mangėsitė, kurse prej javės sė ardhshme, nė fazė kritike do tė hyjė Universitetit Shtetėror i Tetovės dhe disa universitete tjera private.

Shkup, 21 qershor - Universiteti Ndėrkombėtar nė Strugė qė jozyrtarisht ka pronar kryetarin e Strugės, Ramiz Merko dhe Kolegji “New York” nė Shkup janė nė prag tė mbylljes. Nėse nė afatin prej 40 ditėve, kėta dy universitete private nuk korrigjojnė vėrejtjet e konstatuara prej Inspektoratit Shtetėror tė Arsimit (ISHA), tė njėjtėve do t’ju shqiptohet vendimi pėr ndalimin e pėrkohshėm tė veprimtarisė arsimore, respektivisht mbyllje tė pėrkohshme. Lajmin e kanė bėrė tė ditur vetė ministri i Arsimit dhe Shkencės, Nikolla Todorov dhe drejtori i ISHA-sė, Gjorgjii Arsov, tė cilėt kanė thėnė se inspektorėt arsimor gjatė mbikėqyrjes sė punėve nė shumė universitete publike dhe private, kanė konstatuar parregullsi tė shumta. Ndėrkohė, prej javės sė ardhshme paralajmėrojnė hapa pėr sanksionimin e parregullsive nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės dhe disa universitet tjera private.
Pėr Universitetin privat FON dhe Universitetin Evropian nė Shkup, thuhet se janė kontrolluar prej inspektorėve, mirėpo ėshtė vėrtetuar se janė etabluar mirė dhe se punojnė sipas ligjeve nė dispozicion tė arsimit tė lartė. Ndėrkaq, pėr Universitetin Ndėrkombėtarė tė Strugės dhe Kolegjin “New York”, sikurse bėnė tė ditur ministri Todoroiv dhe drejtori Arsov, ishin ndjekur tė gjitha procedurat e paralajmėrimit dhe meqė ata nuk kanė reaguar asgjė, janė detyruar tė vijnė deri nė masėn e paralajmėrimit pėr mbyllje, si fazė e fundit. “Kam pėr obligimin qė ta njohtoj opinionin se gjatė ditė sė sotme dėrguam vėrejte me shkrim deri te Universiteti Ndėrkombėtar nė Strugė dhe deri te Kolegji ‘New York’ nė Shkup, tė cilėve u japim 40 ditė kohė qė ti largojnė tė gjitha parregullsitė ligjore tė konstatuara nga ISHA. Nėse deri nė kėtė afat kohor nuk largohen mangėsitė e theksuara nė vėrejtjen me shkrim, do tė jemi tė detyruar qė konform nenit 162 tė Ligjit pėr arsim sipėror, tė sjellim vendim pėr mbyllje tė pėrkohshme tė kėtyre dy universiteteve”, deklaroi tė hėnėn ministri Todorov.
Me pretendimin pėr tė ruajtur kualitetin dhe punėn ligjore tė universiteteve, pritet qė pas njė jave, MASH dhe ISHA tė marrin hapa tė ngjashme edhe pėr universitete tė tjera, mesin e tė cilėve mė i rrezikuar ėshtė Universiteti Shtetėror i Tetotvės, pėr shkak tė mos respektimit tė ligjeve nė zgjedhjen e profesorėve. “Padi pėr kundėrvajtje do tė pasojnė edhe pėr universitete tjera, pėr shembull edhe pėr USHT-nė, sepse edhe atje kemi konstatuar mangėsi tė caktuara. Mbikėqyrja e inspektoratit ėshtė ende nė proces dhe pėr kėtė do t’ju informojmė nė vijim”, tha Todorov, ndėrsa drejtori i Inspektoratit Gjorgji Arsov, thotė se pas njė jave do tė dihet edhe rezultatet pėrfundimtare tė inspektimit nė tė gjitha fakultetet e USHT-sė. “Inspektorėt punojnė njė kohė tė gjatė, kanė kontrolluar disa herė dhe nė disa raste, pasi punohet pėr analizė me themel tė pasqyrimit tė komplet situatės nė USHT. Mendoj se maksimumi pėr njė javė do tė jenė gati tė gjitha kontrollet dhe analizat e tė gjitha fakulteteve, ku ka shumė parregullsi”, shpjegoi Arsov, drejtori i Inspektoratit. Pra, nėse 15 ditė pas vendimit me vėrejtjet e inspektoratit, nuk reflektojnė pėrgjegjėsit e USHT-sė, respektivisht nuk i largojnė mangėsitė e konstatuara ligjore, atėherė do tė pasojnė padi pėr kundėrvajtje e, nėse as atėherė nuk reagohet, do tė veprohet mė vėrejtjet pėr ndėrprerje tė pėrkohshme tė punės. Njėjtė sikurse me Universitetin Ndėrkombėtarė tė Strugės dhe Kolegjin “New York”, do tė jepet afat prej 40 ditė pėr shmangien e mangėsive. Ministri Todorov nė takimin me gazetarė, gjithashtu ka sqaruar se nuk ėshtė kundėr universiteteve, por kundėr punėve joligjore. “As MASH dhe as unė si ministėr nuk kemi qėllim tė mbyllim universitetet, por kemi qėndrim tė prerė dhe tė qartė qė tė gjitha institucionet arsimore duhet tė punojnė sipas ligjit. Nuk guxojmė tė lejojmė qė tė rrezikohet sistemi arsimor nė Maqedoni”, tha ai. Nė Universitetin Ndėrkombėtarė nė Strugė ėshtė konstatuar se punon pa akreditim, se kanė regjistruar studentė pa diploma tė nostrifikuara tė shkollave tė mesme, pa provime tė maturės dhe me shkollim tė mesėm tre vjeēar. Me ligj parashihen dėnime qė shkojnė prej 30 mijė deri nė 100 mijė euro, ndėrsa pėr personin pėrgjegjės dėnim me heqje tė lirisė deri nė 3 vjet.

NIKOLLA TODOROV
Padi pėr kundėrvajtje do tė pasojnė edhe pėr universitete tjera, pėr shembull edhe pėr USHT-nė, sepse edhe atje kemi konstatuar mangėsi tė caktuara. Mbikėqyrja e inspektoratit ėshtė ende nė proces dhe pėr kėtė do t’ju informojmė nė vijim


Universiteti Evropian mbi ligjet

Asnjė ministėr deri tani, nė katėr vitet e fundit, nuk ka ndėrmarrė asgjė pėr tė ndaluar punėn e fakulteteve tė Universitetit Evropian nė Shkup me pronar Bojo Andrevski, fakultetet e tė cilit punojnė pa lejen e akreditimit. Ėshtė fshehtėsi publike se nė kėtė Universitet, ka tre vite qė regjistrohen studentė tė stomatologjisė, mirėpo as Inspektorati dhe as Ministria nuk kanė bėrė asgjė pėr tė penguar fakultetin ilegal tė UE-sė. E pėr mė tepėr, problemi tani i faturohet administratės dhe jo veprimtarisė ilegale tė vetė Universitetit. “Kėtu kemi njė problem tjetėr, pasi ligji parasheh heshtje tė administratės, qė do tė thotė se nėse nė afat prej 60 ditė nga kėrkesa pėr akreditim nuk jepet pėrgjigje nga ana e Kėshillit pėr akreditim, atėherė konsiderohet se pėrgjigja ėshtė pozitive”, thotė ministri i Arsimit. Sipas tij, faji nė kėtė rast ėshtė i Kėshillit, sepse nuk ėshtė pėrgjigjur nė kėrkesėn e UE-sė dhe pėr kėtė shkak, MASH dhe ISHA nuk mund tė sillen si me Universitetin Ndėrkombėtarė tė Strugės. Ndryshe, pronari i kėtij Universiteti, Bojo Andrevski ėshtė pjesė e koalicionit qeveritar tė kryeministrit Nikolla Guevski.

Nga: Laura PAPRANIKU



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2130