U shėnua dhjetėvjetori i FRI-sė

Data 10-07-2010 4:28:54 | Tema: Lajme

“Dhjetė vite nė shėrbim tė shoqėrisė” ishte motoja qė rrinte si mbishkrim nė shėnimin e pėrvjetorit tė dhjetė tė ekzistimit dhe punės sė Forumit Rinor Islam nė Maqedoni. Me njė program tė lehtė e modest, tė pėrcjellė me njė koktel mė pas, udhėheqėsia e Forumit Rinor Islam sė bashku me tėrė anėtarėt e aktivistėt e saj patėn se ēfarė tė paraqesin para tė pranishmėve qė morėn pjesė nė kėtė eveniment.
Sot, mė datė 8 korrik 2010, u shėnua dhjetėvjetori i themelimit tė Forumit Rinor Islam nė hotel-restorantin “Holiday Inn” nė Shkup. Tė pranishėm nė kėtė eveniment ishin institucionet mė relevante nė vend si dhe figura e personalitete tė rėndėsishme tė skenės politike, fetare, sociale, intelektuale e kėshtu me radhė. Nė tė mori pjesė Zėvendėskryeministri pėr Implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit – z. Abdilaqim Ademi, Kryetari i Demokracisė sė Re – z. Imer Selmani, numri njė i Ambasadės sė Sllovenisė, pėrfaqėsues nga Ambasada e Francės, njė kėshilltar i z. Ervan Fueres, Kryetarė tė Komunave, diplomatė, profesorė, intelektualė etj. Njashtu, ky eveniment qe mbuluar edhe nė aspektin medial.
Mbrėmja qe ndarė nė dy pjesė. Pjesa e parė dhe mbrėmja njėkohėsisht qe hapur nga Sekretari gjeneral i FRI-sė – z. Milazim Mustafa i cili i pėrshėndeti tė pranishmit dhe i falėnderoi pėr pjesėmarrjen. Bėri tė ditur edhe agjendėn e mbrėmjes, pėr t’ia dhėnė fjalėn menjėherė mė pas Kryetarit tė FRI-sė – z. Sali Shasivarit. Ky i fundit, nė cilėsinė e nikoqirit, po ashtu iu drejtua tė pranishmėve me njė pėrshėndetje islame e miqėsore pėr t’i falėnderuar qė tė gjithė ata qė iu ishin pėrgjigjur pozitivisht ftesės nga ai pėr tė marrė pjesė nė kėtė jubile.
Z. Shasivari tha se Forumi Rinor Islam mėton tė jetė mostėr ndryshimi pėr tė mirė nė shoqėrinė ku funksionin kjo organizatė. Ai argumentoi, me kėtė, moton, e cila edhe ishte e mbishkruar dhe e vėnė nė sallė dhe qė gjendej nė ballinė tė buletinit qė FRI-ja e ka pėrgatitur me rastin e shėnimit tė pėrfundimit tė dekadės sė parė tė funksionimit tė vet. Ai tha se FRI mėton tė jetė promotor vlerash, nė shėrbim tė shoqėrisė, nė funksion tė ngritjes morale dhe tė ndėrgjegjes sė popullatės, kuptohet konform normave tė fesė islame dhe standardeve tė gjithėpranuara botėrore njerėzore.
Krahas buletinit tė pėrgatitur, i cili nė mėnyrė mė tė detalizuar pėr Forumin Rinor Islam, strukturėn e saj, shtrirjen e saj, aktivitetet e saj etj., qe paraparė qė tė bėhet edhe njė dokumentar i shkurtėr qė nė mėnyrė tė lėvizshme dhe mė tė shkurtuar tė prezantohen disa nga aktivitetet mė tė mėdha e mė tė rėndėsishme tė FRI-sė. Dokumentari nė fjalė pėrmbante edhe njė tekst shumė interesant qė nė mėnyrė psikologjike fliste pėrmbledhtazi pėr mėnyrėn e perceptimit tė realitetit aktual qė mbretėron dhe se si kjo organizatė mundohet qė ta pasqyrojė atė sa mė pozitiv duke ia bashkėnjgitur njė punė tė zellshme. Kishte edhe prononcime tė disa prej aktivistėve tė FRI-sė nė lidhje me atė se ēka mendojnė ata rreth kėsaj organizate dhe se sa ajo ka ndikuar nė jetėn dhe formėsimin e tyre.
Z. Mustafa, pėr tė pėrfunduar me pjesėn e parė tė mbrėmjes, nė emėr tė Forumit Rinor Islam falėnderoi edhe njė herė themeluesit e saj, hoxhallarėt, anėtarėt, aktivistėt, donatorėt e brendshėm e tė jashtėm, bashkėpunėtorėt lokalė, rajonalė e nga mė larg si dhe tė gjithė dashamirėt e kėsaj organizate pėr tėrė mundin, pėrkrahjen dhe sakrificėn e treguar. Nė saje tė kėsaj, Forumi Rinor Islam, nė dhjetėvjetorin e vet tė parė kishte vendosur qė disa prej tė lartpėrmendurve edhe t’i dekorojė. I pari qė u dekorua ishte mr. Bashkim Aliu – hoxhė e punėtor i palodhshėm i FRI-sė, njė nga themeluesit e tij dhe Kryetari i saj i parė qė prej se ekziston. Pasoi dekorimi pėr z. Rufat Sherifin, pėrndryshe aktualisht Kryetar i Qendrės pėr Bashkėpunim dhe Mirėkuptim Institucional, i cili po ashtu ishte njė nga shtyllat kryesore tė themelimit tė FRI-sė si dhe Kryetari i dytė i kėsaj organizate. Pas kėtyre pasoi dekorimi pėr z. Muhamed Murtezin, Drejtor i Shtėpisė Botuese “Furkan ISM”, i cili njihet si kryesues i Lidhjes sė Rinisė Islame – asociacion ky qė i parapriu Forumit Rinor Islam. Pėrveē kėtyre, u dekorua edhe z. Suat Idrizi – i cili ėshtė pėrkujdesur me pėrkushtim pėr arkivimin e materialeve tė organizatės nė fjalė si dhe nė tė njėjtėn ka kryer punėn e Sekretarit teknik.
Pas kėsaj moderatori i mbrėmjes e shpalli tė mbyllur pjesėn e parė tė mbrėmjes, duke bėrė me shenjė pėr pjesėn e dytė, qė kishte tė bėjė me koktelin modest. Tė pranishmit patėn mundėsinė tė shėrbeheshin me lėngje e ca ėmbėlsira tė pėrgatitura, tė cilat patėn mundėsinė t’i konsumojnė nė pėrcjellje melodish nga prof Xhengiz Ibrahim dhe grupi i tij.




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2138