UEJL, komemoracion pėr Shtulin

Data 28-04-2011 2:00:41 | Tema: Lajme


Tetovė, 27 prill - Nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė sot ėshtė mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes sė ish-komisarit tė lartė tė OSBE-sė pėr pakicat Maks Van der Shtul, njėkohėsisht edhe nismėtar pėr themelimin e UEJL-sė.

Nė mbledhjen komemorative ka marrė pjesė edhe ambasadorja Holandės nė Maqedoni Simone Filipini, ish-rektori i UEJL-sė Alajdin Abazi, stafi akademik, profesorė dhe studentė. Nė fjalimin e tij nė mbledhjen komemorative, rektori Zamir Dika vuri nė pah rolin e gjithanshėm tė Shtulit dhe luftėn e pakompromis pėr tė drejtat e njeriut dhe kontributin e tij pėr themelimin e UEJL-sė. "Ky njeri ishte mik i vėrtetė pėr neve, edhe atė pėr momentet mė tė nevojshme pėr ne.
Ėshtė kjo njė humbje e madhe dhe e pakompensueshme. Kjo ėshtė njė humbje e madhe edhe pėr politikėn edhe pėr njerėzimin", tha rektori Dika.

Universiteti i Evropės Juglindore, ka hapur poashtu edhe librin e zisė pėr tė ndjerin Shtul, ndėrsa njoftohet se rektori Dika do tė marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit, nė Holandė. Ish-ministri i Punėve tė Jashtme tė Holandės, Maks Vander Shtul ndėrroi jetė ditė mė parė nė moshėn 86-vjeēare.

Ai dy herė ishte shef i diplomacisė nė vitet e 70-ta dhe tė 80-ta, ishte edhe pėrfaqėsues i Holandės nė OKB, ndėrsa ishte edhe komisar i lartė i pakicave nacionale nė OSBE. Maks Vander Shtul nė pranverėn e vitit 2000, nė cilėsinė e komisarit tė lartė tė OSBE -sė pėr pakicat nacionale, inicioi diskutimet pėr themelimin e njė universiteti tė ri nė Maqedoni - Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė, i cili edhe u hap njė vit mė vonė, respektivisht nė vitin 2001.

Vander Shtul, qė vizion kishte themelimin e zhvillimin e Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė, ėshtė edhe doktori i parė i nderit i kėtij institucioni, qė nė popull njihet ndryshe edhe si Universiteti i Shtulit, pėr shkak tė meritave qė ky njeri i bartė pėr kėtė tempull tė diturisė.(U.H.)



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2175