MASH ndan ēmime vetėm pėr maqedonasit

Data 06-05-2011 2:45:04 | Tema: Lajme


Ēmimin e vetėm qė ndan Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH), me titullin “Goce Dellēev”, nuk e ka fituar asnjė shqiptarė deri mė tani. Sipas zėdhėnėsit tė MASH-it, Goran Galevski, ky ēmim ndahet nėpėrmjet konkurrimit tė grupeve tė ndryshme apo njė individi i cili prezanton punimeve shkencore nė interes tė Maqedonisė. “Siē e dimė tė gjithė, ēmimi i vetėm tė cilin e ndan MASH-i ėshtė ai ‘Goce Dellēev’, i cili ndahet pėr grupin apo individin i cili ka bėrė mė sė miri njė punim shkencor pėr interes tė Maqedonisė
Kėtu nuk ka diskriminim sepse pėrzgjedhja bėhet nėpėrmjet konkursit”, tha Galevski. Ai shtoi se kjo Ministri ndan vetėm kėtė ēmim ngase mė shumė fokusohen nė ndarje tė bursave pėr nxėnėsit dhe studentė e talentuar. Po ashtu nė kėto lista tė bursave tė ndara rrallė herė mund tė vėrehet ndonjė emėr i nxėnėsve shqiptarė, tė cilin gjė MASH-i nuk e vlerėson si diskriminim por thotė se shqiptarėt nuk konkurrojnė apo ata qė konkurrojnė nuk i plotėsojnė kushtet pėr fitimin e kėtyre bursave qė ndan MASH-i. “Nė ndarjen e bursave nuk bėhet diskriminim, sepse vetė nė komisionin e pėrzgjedhjes sė nxėnėsve dhe studentėve ka pėrfaqėsues shqiptarė. Problemi qėndron se nxėnėsit dhe studentėt tanė nuk konkurrojnė me kohė, apo dorėzojnė dokumentacion jo tė plotė dhe pėr kėtė arsye numri i atyre qė fitojnė bursė ėshtė shumė i vogėl”, tha kohė mė parė zėvendės ministrja e arsimit, Lindita Qazimi. Ndėrkaq ēmimin Goce Dellēev kėtė vit e fitoi akademiku Vllado Matevski me punimin “Flora e Republikės sė Maqedonisė”./LAJM/



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2178