SI U KRIJUA UNIONI I PAVARUR I STUDENTĖVE TĖ UNIVERSITETIT TĖ PRISHTINĖS

Data 26-07-2011 9:04:18 | Tema: Opinione

Prof. Dr. Dali Emėrllahu

Duke patur parasysh katrahurėn nėpėr tė cilėn kaloj UPS i UP-sė (madje, edhe pas Luftės nė Kosovė 1998-1999, veēmas kah mesi i dhjetėvjetshit tė parė tė kėtij mijėvjeēari tė ri, kur UPS tė UP-sė, pjesėrisht u politizua dhe sė fundi de facto e de jure u parcializua dhe dukshėm u defaktorizua ¹, deri mė konstituimin pluralist si Parlament Studentor ), edhe anashkalimin e kėtij subjekti nė Monografinė e UP-sė 1970-2005 (veēmas tė kontributit tė UPS tė UP-sė nė vitet 1989-1992), e shohė tė arsyeshme pėr t’i njoftuar gjeneratat e reja (pėrkatėsisht pėr t’i rishkujtuar gjeneratat e mėhershme) me kohėt dhe rrethanat tejet tė vėshtira kur u krijua dhe u ēėrtifikua zyrtarisht ky subjekt i studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, me emėrtimin UPS i UP-sė.

Rexhimi i atėhershėm represiv-gjenocidial serb, nėpėrmjet mekanizmave tė nduar-nduarshėm (1989,1990), pėrveē tjerash, me dhunė i largoi studentėt shqiptarė nga lokalet (zyret) e tyre nė tė gjitha nivelet e UP-sė, edhe pse UPS shqiptarė me aktivitetin dhe veprimtarinė e tyre (me peticione, greva, protesta e demonstrata) iu imponuan fuqishėm faktorit vendor dhe atij ndėrkombėtar.

Mirėpo, faktori ndėrkombėtar, nuk e pranonte asociacionin e UPS shqiptarė, meqė nuk kishin asgjė tė shkruar si dokument zyrtar se ata ekzistonin e vepronin si subjekt i studentėve tė UP-sė. Aktivistėt studentorė tė UP-sė (tė cilėt gadi ēdo ditė vinin nė Rektorat, kėrkonin pranim, dorėzonin kėrkesa, peticione...), atėherė si prorektor i UP-sė i sugjerova (madje, uke qenė tė bindur se pėrgjoheshim, u bėra me dije qė vetėm tė lexojnė (porosinė) si tė veprojnė. Tejet shpejt, ata zyrtarisht e sollėn dhe e protokoluan nė Rektoratin e UP-sė kėrkesėn e tyre, bashkangjitur edhe materialet bazė (Statutin, Programin dhe Proces-verbalin) pėr tu ēertifikuar si subjekt i studentėve tė UP-sė.
Nė atė kohė nė Rektoratin e UP-sė ekzistonte i ashtuquajturi, Organi Kolegjial Punėdrejtues (OKP), i cili pėrgatitte materialet dhe rendin e ditės pėr Kuvendin (Senatin) e UP-sė edhe organet e tjera.
Unė si prorektor i atėhershėm, nė muajin gusht 1990 e propozoi nė Organin Kolegjial Punėdrejtues (OKP) si rend dite, shqyrtimin e kėrkesės dhe materialeve tė asociacionit studentor tė studentėve shqiptarė, tė emėrtuar si “Unioni i Pavarur i Studentėve tė UP-sė”.


Organin Kolegjial Punėdrejtues tė UP-sė e pėrbėnin rektori, tre prorektorėt, kryetari i Kuvendit (Senatit) dhe sekretari i pėrgjithshėm i UP-sė.
Kėshtu, unė si prorektor e hapa ēėshtjen dhe prezantova kėrkesėn dhe materialet respektive tė asociacionit tė UPS shqiptarė (Statutin, Programin dhe Proces-verbalin, tė cilėt fatbardhėsisht i posedoj sot e kėsaj dite nė origjinal me emrat e studentėve aktivistė tė cilėt i pėrgatitėn dhe i proēeduan deri ne Rektoratin e UP-sė) dhe deklarova se i mbėshtes kėto materiale, dhe se ato janė nė frymėn demokratike, pluraliste dhe tė pranueshėm. Kėtė ēėshtje e arsyetova edhe me faktin se lokalet (qendrore edhe ato nėpėr fakultete e shkolla tė larta tė UP-sė) e asociacionit tė studentėve shqiptarė janė uzurpuar me dhunė nga organizata e atėhershme zyrtare e asociacionit tė studentėve “Lidhja e rinisė Socialiste e UP-sė”, e udhėhequr dhe e politizuar skajshėm nga ideologjia
nacionaliste e hegjemoniste sėrbomadhe. Kėshtu theksova se studentėt shqiptarė de fakto dhe de jure janė defaktorizuar dhe larguar me dhunė nga lokalet e tyre.
Kuadrot shqiptarė, rektori, kryetari i Kuvendit dhe sekretari i pėrgjithshėm i UP-sė, as nuk e pėrkrahėn e as nuk e kundėrshtuan ēėshtjen nė fjalė, pėrkatėsisht materialet e prezantuara tė studentėve shqiptarė. Ndėrkaq, dy prorektorėt serbė (Dr. M. Doshliq, Dr.S. Doganēiq) nė mėnyrėn mė tė ashpėr e kundėrshtuan propozimin nė fjalė, duke m’u kėrcėnuar…”Kėnd dėshiron ta zyrtarizosh ti prorektor Dali? Ti don tė zyrtarizosh ata studentė ekstremistė shqiptarė qė mbledhin mijėra nėnshkrime kundėr rektorit tonė, qė ēdo ditė vijnė e protestojnė mijėra studentė kėtu nė Rektorat, nė Qendrėn e studentėve e nė mbrėmje rreth 6000 studentė mbyllen nė lokalet e Fakultetit Teknik tė UP-sė, pėr qėllime politike nacionaliste-separatiste”?!
Unė mbeta pranė qėndrimit t`im dhe kėshtu u kalua nė ēėshtjet e tjera tė rendit tė ditės pa u miratuar ndonjė qėndrim respektiv pėr kėtė ēėshtje nga OKP i UP-sė.
Nė ato kohė tė vėshtira (pas miratimit tė Deklaratės sė njohur tė delegatėve shqiptarė tė Kuvendit tė Kosovės, pas mbylljes sė TV Prishtinės, pas pezullimit tė mėsimit nė gjuhėn shqipe nė Fakultetin e Mjeksisė tė UP-sė, pas miratimit tė Kushtetutės sė Kaēanikut etj.), impononin nevojėn e veprimatrisė permanente edhe tė studentėve shqiptarė nė planin vendorė e ndėrkombėtarė pėr ēėshtjet madhore universitare e kombėtare.
Gadi ēdo ditė nga vendet e ndryshme tė Evropės studentėt shqiptarė lajmėroheshin nė Rektoratin e UP-sė me telefon e telefakse duke kėrkuar konfirmim zyrtar se janė pėrfaqėsues tė asocioacionit tė studentėve tė UP-sė, pėrkatėsisht tė UPS tė UP-sė, meqė kishin probleme nė pjesėmarrjen e tyre legjitime nė tubimet e ndryshme tė studentėve tė universiteteve tė Evropės e ngjajshėm.
Nė kėto rrethana, unė si prorektor i UP-sė (natyrisht duke rrezikuar nga tė gjitha aspektet) me ndihmėn, guximin e sakrificėn e madhe tė sekretares teknike tė Rektoratit tė UP-sė Zonjės Nexhmije Balaj, e cila e rradhiti (me qėllim) vetėm nė dy kopje tekstin vijues: “UP, nr.-, Prishtinė, 12.09.1990. Nė bazė tė dokumentacionit tė prezantuar (Programi, Statuti dhe Proces-verbali) dėshmojmė se Unioni i Pavarur i Studentėve si njėri nga asociacionet e studentėve vepron nė kuadrin e Universitetit tė Prishtinės. Prorektori, Doc. Dr. Dali Emėrllahu”.
Problem nė vete ishte vėnia e numrit tė protokolit dhe vula e UP-sė. Personi pėrgjegjės pėr protokolim, Z. Jakup Mustafa (kur e pa nėnshkrimin t`im) i protokoloi dy kopjet dhe i vulosi, me kusht qė t’ia sjellim njė kopje tė kėtij dokumeti pėr arkivė. Mirėpo, pėr arsyera tė kuptueshme kopja e tretė nuk u arkivua (por, pasiqė u kuptua se unė si prorektor zyrtarisht e kisha urdhėruar, punėtori i pėrmendur administrativ, nuk pati pasoja as pėr vendin e punės). Po atė ditė (12.09.1990), njė kopje tė protokoluar edhe tė vulosur (me njė gėzim e entuziazėm tė dyanshėm) ua dorėzova pėrfaqėsuesve tanimė tė liēencuar tė Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė. Prorektorėt serbė vijimisht nė organet e UP-sė mė kėrcėnoheshin (pasi qė kishin kuptuar lėshimin e kėtij dokumneti) me sanksione tė ndryshme pėr kėtė siē thonin “keqpėrdorim tė pozitės pėr t’u ndihmuar studentėve ekstremistė e separatistė shqiptarė”.
Vlenė theksuar se, qė nga themelimi UPS tė UP-sė (pėr shkak tė angazhimit permanent vėrtetė revolucionar, pėr zgjidhjen e problemeve aktuale, jo vetėm universitare), ka pasur sfida tė mėdha, presione, represione, shantazhe, pėrkatėsisht ka qenė drejtėpėrdrejtė (edhe tėrthorazi) i atakuar e penguar nga qarqet e caktuara nė UP dhe jashtė tij. Natyrisht, sa mė pėrket mua pėrsonalisht, gjithnjė (qė nga liēencimi) isha nė pėrkrahjen e kėtij subjekti tė rėndėsishėm tė UP-sė e pėr kėtė pata mospajtime e fėrkime edhe me disa kuadro shqiptare...
Kjo, telegrafikisht thėnė, ėshtė historia e themelimit dhe e liēencimit tė UPS tė UP-sė, i cili pa mėdyshje me veprimet dhe aktivitetin permanent (nė traditėn e lavdishme edhe tė studentėve tė “68-ės, e 81-ės, 90-tė e 97-tės) krijuan njė segment tė lavdishėm tė historisė sonė universitare e gjithėkombėtare.

Autori i kėtij shkrimi ka qenė prorektor i UP-sė `89-91,`91-92 dhe kryetar i
Kėshillit Kordinues pėr (mėvetėsimin) sigurimin e vazhdimsisė sė UP-sė
nė kushte tė jashtėzakonshme jashtė lokaleve tė veta legale (1991 e tutje...).





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2194