50 maqedonas nė USHT tė Kumanovės

Data 03-11-2011 11:40:48 | Tema: Lajme

KUMANOVEĖ, Interesimi i maqedonasve qė tė studiojnė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT), shkon duke u rritur. Udhėheqėsi i sektorit pėr informim pranė USHT-sė, Selam Sulejmani bėn tė ditur se kėtė vit ėshtė formuar Katedra e gjuhės maqedonase nė tė cilėn ėshtė plotėsuar numri i studentėve, por gjithashtu studentė maqedonas janė regjistruar edhe nė drejtimet tjera tė cilat ligjėrohen nė gjuhėn shqipe. “Kėtė vit u plotėsua numri i Katedrės sė gjuhės maqedonase pranė USHT-sė, por gjithashtu janė regjistruar edhe student maqedonas nė drejtime tjera nė tė cilat ligjėrohet shqip”, tha Sulejmani. Sipas burimeve brenda USHT-sė, rreth 50 student tė cilėt janė regjistruar nė drejtimet e ndryshme pranė USHT-sė, ndjekin ligjėratat nė gjuhėn shqipe, por provimit i nėnshtrohen nė gjuhėn maqedonase.
Studentėt maqedonas janė tė kėnaqur me studimin nė kėtė universitet, edhe pse thonė se e kanė pakė tė vėshtirė. “Nė fillim ishte pak e vėshtirė por tani mė jemi mėsuar. Ende kemi probleme me gjuhėn por besojmė qė sė shpejti do ta tejkalojmė edhe kėtė problem”, tha njė student maqedonas. Sa i pėrket sjelljes sė kolegeve dhe profesorėve shqiptarė, studentėt maqedonas thonė se ajo ėshtė e mire. “Kolegėt tanė dhe profesorėt shqiptarė sjellėn shumė mirė me ne. Janė tė kuptueshėm dhe na sqarojnė mė hollėsisht disa gjėra qė e kemi pak tė vėshtirė qė t’i kuptojmė nė shqip”, tha njė student tjetėr maqedonas. Numri mė i madh i studentėve maqedonas ėshtė vėrejtur nė studimet e disperzuara tė USHT-sė nė Kumanovė, tė cilėt janė regjistruar nė administratė biznesi. Ndėrkaq numri i pėrgjithshėm i vendeve tė cilat u siguruan pėr studimin nė gjuhėn maqedonase ėshtė 70, ku 40 prej tyre janė me kuotė shtetėrore, 10 me vetėfinancim dhe 20 me korrespondencė. USHT-ja nė vitin akademik 2011/2012 nė tė gjitha fakultetet dhe programet studimore ka siguruar vende tė lira pėr 5 mijė e340, prej tyre tė rregullt me kuotė shtetėrore 3 mijė e 485, tė rregullt me vetėfinancim 1 mijė e 375 dhe me korrespondencė 480 studentė. Fakultetet nė tė cilat edhe pas afatit tė parė tė regjistrimit do tė mbeten vende tė paplotėsuara, do tė organizojnė afatin e dytė dhe tė tretė, ku dhe do tė pėrcaktohet numri dhe kriteret pėr regjistrim nė konkurs plotėsues pėr studimet deri-diplomike.

Presheva, Bojanovci dhe Vitia interesohen pėr USHT-nė



Nė USHT janė regjistruar po ashtu shumė student nga Presheva, Bojanovci, Vitija etj, pasi qė po ashtu ekziston mundėsia e studimit tė studentėve tė huaj qė nuk janė shtetas tė Maqedonisė. Ky Universitet shkon ēdo vit duke e rritur numrin e vendeve tė lira pasi qė edhe interesimi pėr tė studiuar nė fakultete e USHT-sė ėshtė duke u rritur.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2202