Berisha: Tetova qendėr e fuqishme e shqiptarve

Data 10-11-2011 3:09:30 | Tema: Lajme


Nė njė pritje madhėshtore, mijėra qytetarė pritėn tė mėrkurėn kryeministrin Sali Berisha i cili gjatė qėndrimit tė tij nė Tetovė vizitoi komunėn ku u takua me kryetarin Prof. Dr. Sadi Bexheti.

Kryetari Bexheti, nė emėr tė kėshilltarėve dhe tė gjithė qytetarėve e falėnderoi pėrzemėrsisht kryeministrin Berisha pėr vizitėn e tij nė qytetin e Tetovės. “I nderuari z. Kryeministėr nė emėr tė Kuvendit komunal, nė emėr tė qytetarėve tė Tetovės ju falėnderoj pėr ardhjen e sotme historike nė qytetin e Tetovės. Zoti Kryeministėr, ju do tė mbeteni nė histori pėr kėtė vizitė tė rėndėsishme, ju dėshiroj punė tė mbarė dhe tė kaloni mirė nė qytetin e Tetovės”, tha Bexheti.
Kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė z. Sali Berisha vizitėn e tij nė Tetovė e cilėsoi si njė ngjarje shumė tė rėndėsishme tė jetės sė tij. “Ky ėshtė njė moment pėr tu pėrulur me nderimin mė tė thellė para qytetarėve qė me punė pėrkushtim, guxim, menēuri dhe vizionin e shndėrruan Tetovėn nė njė qytet qė u dha shqiptarėve nė Maqedoni, Kosovė, Shqipėri, Mal tė Zi dhe kudo nė botė mė shumė krenari, mė shumė dinjitet”, tha kryeministri Berisha.

Sipas tij, sot Tetova ėshtė shndėrruar nė njė qendėr tė fuqishme tė dijes, kulturės dhe zhvillimit tė shqiptarėve nė Tetovė por edhe tė kombit nė tėrėsi.“ Juve ju takoi edhe detyrimi por edhe nderi tė qėndronit fuqishėm, tė sakrifikonit pėr vlerat mė themelore tė njeriut dhe tė kombit. Nė pėrpjekjen tuaj ju keni bėrė jo vetėm ēdo shqiptarė mė tė lirė, por ju keni bėrė Maqedoninė mė tė lirė dhe mė tė sigurtė”, tha kryeministri Berisha.

Sipas tij, Tetova pas Tiranės dhe Prishtinės ėshtė qyteti mė i rėndėsishėm, qyteti i dy universiteteve. “Vi kėtu sot nė qytetin e dy universiteteve ku dhjetėra mijėra vajza dhe djem tė Tetovės, Prishtinės, tė Tiranės dhe tė gjitha trojeve kombėtare shkollohen, mėsojnė, pra nuk di ndonjė qytet tjetėr qė nė njė hark kohor kaq tė shkurtėr tė ketė arritur kaq shumė saē keni arritur ju. Ndaj, dhe unė, zoti kryetar dua t’ju pėrshėndes ju vėllazėrisht, tė pėrshėndes ēdo qytetar dhe qytetare tė kėtij qyteti, tė shpreh bindjen pėr perspektivėn e shkėlqyer dhe tu garantoj se Shqipėria do bėjė gjithēka pėr marrėdhėniet mė tė mira, mė tė fuqishme, mė intensive me Maqedoninė nė tėrėsi dhe me shqiptarėt nė Maqedoni dhe kudo qė ndodhen duke pasur bindjen e thellė se ne tani mė sė fundi tė lirė, tė lirė nė Shqipėri, tė lirė nė Maqedoni, tė lirė nė Kosovė, tė lirė nė Mal tė Zi do mund tė ndėrtojmė tė ardhmen mė tė shkėlqyer qė meritojmė”, tha kryeministri Berisha.

Sipas tij, pėrpjekjet dhe kontributi i qytetarėve tė kėtij qyteti janė krenari e veēantė pėr ēdo shqiptar kudo qė ndodhet nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, diasporė dhe nė tė katėr anėt. “Unė vi sot nė njė qytet me njė vizion evropian, vi sot nė njė qytet i cili me vlerat e tij qytetare ofron standardet mė tė mira tė tolerancės, mirėkuptimit dhe bashkėjetesės. Nė luftėn dhe pėrpjekjet e tij bėri Maqedoninė mė tė lirė, mė tė sigurtė, mė stabėl, jo vetėm Maqedoninė por jugun e Ballkanit”, tha kryeministri Berisha.

Duke nėnvizuar se Tetova sot shėnon arritjet mė tė mėdha pėr qytetarėt dhe mbarė kombin shqiptar, kryeministri Berisha tha se do tė bėhet gjithēka qė tė vendoset njė infrastrukturė mė moderne tė komunikimit midis dy vendeve. “Ne do bėjmė gjithēka pėr tė vendosur njė infrastrukturė ndėr mė modernet tė komunikimit midis dy vendeve. Pakkush mund tė pėrfitojė mė shumė se ju, qytetarėt dhe qytetaret e Tetovės nga kjo infrastrukturė. Ju jeni punėtorė tė shkėlqyer, ndėr shqiptarėt mė punėtorė, andaj krijimi i hapėsirave tė reja tė tregut drejt Shkupit, Tiranės e Prishtinės do bėjnė tė mundur prosperitetin mė tė shpejtė tuajin dhe tė luginės sė Pollogut nė tėrėsi” tha kryeministri Berisha.

Berisha gjithashtu tha se me rivendosjen e njė infrastrukture tė re komunikimi do bėhet e mundur qė shumė nga bashkatdhetarėt tanė qė kanė shkėlqyer nė emigracion me punėn dhe pėrkushtimin e tyre tė vijnė dhe tė ndėrtojnė tė ardhmen mė tė shkėlqyer kėtu, nė Tetovė. “Ju falėnderoj pėrzemėrsisht dhe ju garantoj se Qeveria do bėjė gjithēka qė tė intensifikohen marrėdhėniet nė mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė, tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve dhe tė gjithė shoqėrisė maqedonase nė interesin mė tė mirė tė tė gjithėve dhe dy vendeve tona”, tha kryeministri Berisha.




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2205