Nė gjurmėt e mė tė mirėve

Data 30-11-2011 3:35:39 | Tema: Lajme


Ėshtė ky viti i njėmbėdhjetė me rradhė qė Forumi Rinor Islam pėrmes njė manifestimi solemn pėrkujton vitin e ri tė kalendarit islam - Hixhrin. Sikur edhe vitet e kaluara, edhe kėtė vit Salla Universale nė Shkup ishte e stėrmbushur me dashamirėt e FRI-sė, duke filluar qė nga pėrfaqėsues tė partive politike, zėvendėsministra tė qeverisė sė shtetit, kryetarė komunash, donatorė, student, nxėnės etj. Edhe ky program u fillua me ajete Kur’anore tė interpretuara nga hafizi i njohur i trevave shqiptare nga Prizreni Daut Lezi. Tė pranishmėve mirėseardhje u dėshiroi vet nikoqiri, kėsaj rradhe nėnkryetari i FRI-sė, z. Zulqefli Sinani.

Tė pranishmit nė sallė, madje edhe telespektatorėt nėpėrmjet ekranit televiziv tė kanalit shtetėror MTV 2, nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė kishin rastin tė pėrcjellin njė program tė pasur kulturor-artistik qė filloi me filmin “Libraria e Sekreteve” qė ėshtė njė film edukativ i cili nxjerr nė pah trashėgiminė shkencore dhe rolin e madh tė civilizimit Islam nė rrjedhat e pėrgjithshme tė civilizimit njerėzor. Forumi Rinor Islam e solli atė ekskluzivisht tė titruar nė gjuhėn shqipe.


“Jam Dėshmitar” dhe “Natėn e mirė” janė dy tekste tė pėrgatitur enkas pėr kėtė manifestim nga autori I njohur kosovar Fatmir Muja, kurse aktorėt Arsim Fazlija dhe Sara Tujani interpretuan pėr herė tė parė para kėtij publiku.

Me ilahi u prezantua i mirėnjohuri nė arenėn ndėrkombėtare, njė interpretues i shkėlqyeshėm i ilahive, i cili enkas vetėm pėr kėtė manifestim erdhi nga Britania. Ishte ky Nazil Azam.

Forumi Rinor Islam edhe sivjet, ashtu sikur edhe vitet e kaluara, bėri ndarjen e mirėnjohjeve pėr disa personalitete, tė cilėt kanė lėnė gjurmė tė pashlyera nė fushėn e arsimimit dhe edukimit, apo tė cilėt kanė qenė pjesė e aktiviteteve qė ka organizuar Forumi Rinor Islam. Tė dekoruarit e sivjetmė ishin: Post Mortum Rafiz ef. Hoxha nga fshati Rashēe e Shkupit dhe Mehmetriza Murtezani – Gega. U dekoruan edhe zonja Nermine Ēoroli, gazeta e pėrditshme KOHA dhe kompania BBB MEDIA. Ky ėshtė viti i tretė me radhė qė Forumi Rinor Islam ndau dekoratėn “Shkencėtari i ri i vitit”, pėr arritjet nė lėmi tė ndryshme nė moshė rinore. Kjo dekoratė sivjet iu nda njė doktori tė ri tė shkencave, i cili ka doktoruar nė moshė 26 vjeēare. Ėshtė ky Doc. Dr. Agim Mamuti. Forumi Rinor Islam sivjet pėr herė tė parė ndau edhe njė dekoratė tjetėr. Kjo mirėnjohje ka tė bėjė me njė dhunti tė madhe tė Zotit dhe arritje tė pakrahasueshme - mėsimin pėrmendėsh tė Kur’anit Fisnik. Pra, u dekoruan hafizi dhe hafizeja e vitit Zulejha Zenuni nga Shkupi dhe Muhamed Jusuf Memedi nga Tetova.

Pėrveē kėsaj, siē ėshtė bėrė tanimė traditė pėr kėtė manifestim, u bė edhe shpallja e nxėnėsve mė tė mirė tė njė numri tė konsiderueshėm tė shkollave tė mesme tė disa qyteteve tė Maqedonisė si dhe shpallja e studentėve mė tė dalluar tė disa fakulteteve nga Universiteti i Shkupit, Universiteti Shtetėror i Tetovės, Universiteti i Evropės Juglindore, Universiteti FON dhe Universiteti i Manastirit.

Nė mesin e studentėve me notė mesatare u dalluan ata qė kishin 10.00 kėto ishin studentėt:

Mirlinda Jakupi, studente e Fakultetit Juridik, Admir Brava, student i Fakultetit Ekonomik, Rijad Arifi, student i Fakultetit tė Shkencave Politike dhe Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė gjithė pranė Universitetit FON.

Arlind Musliu, student i Fakultetit tė Shkencave Teknologjike Bashkėkohore,

Drejtimi Informatikė, pranė Universitetit tė Evropės Juglindore dhe Zejnep Mustafovska, studente e Fakultetit Ekonomik pranė Universitetit “Kliment Ohridski” nė Manastir.

Pėr tė gjithė ata, Universiteti FON me ndėrmjetėsim tė Forumit Rinor Islam siguron bursė tė plotė dyvjeēare postdiplomike pėr tė studiuar pranė kėtij universiteti.

Ky ishte edhe njė nga mega projektet qė me sukses realizoi FRI-ja i pėrkrahur nga donatorėt tė cilėve u jemi mirėnjohės.








Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2209