4.700.000 euro peshon garancia e UEJL-sė

Data 11-05-2012 3:36:29 | Tema: Lajme


Shkup - Pronat e patundshme tė Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė menaxhohen nga shteti pavarėsisht fakti se UEJL ėshtė universitet privat jofitmprurrės. Rreth 10 mijė metra katrorė, tė cilat pėrfshijnė godinat e kėtij universiteti, janė nė hipotekė nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr nevojat e kėsaj tė fundit. Nė UEJL, nuk shohin asgjė tė keqe nė kėtė raport qė kanė ndėrtuar MASH dhe UEJL, pasi kjo sipas tyre, ėshtė bėrė si pjesė e kėrkesave ligjore me tė cilat rregullohet nė Maqedoni e drejta e akreditimit tė programeve studimore.
Demush Bajrami, kėshilltar pėr marrėdhėnie me publikun i rektorit tė UEJL-sė, Zamir Dikės, thotė se ėshtė dhėnė nė hipotekė vetėm njė e treta e objekteve tė universitetit, pra pėr aq sa ėshtė caktuar vlera e garancisė qė duhet tė ofrojė ky universitet, ndėrsa pohon se kjo ėshtė praktikė qė ndjekė shteti me tė gjitha universitete private dhe publike. “Hipoteka ka tė bėjė me ēėshtjen e garancisė cilėsore financiare tė UEJL-sė, e cila nėnkupton njė pjesė tė objekteve nė pėrputhje me garancitė e kėsaj natyre, tė parapara me nenin 29 tė Ligjit pėr arsimin e lartė”, shprehet Bajrami. Kjo, plotėson mė tej ai, ėshtė njė procedure e zakonshme ligjore qė u kėrkohet tė gjitha universiteteve me rastin e akreditimit tė programeve tė studimit. “Ne u jemi pėrmbajtur afateve pėr tė plotėsuar kushtin ligjor”, pohon ai.

Marrja nė hipotekė e objekteve tė UEJL-sė, sikurse kanė shpjeguar edhe nė MASH, shėrben si garanci qė duhet ta ketė shteti nė rast tė mbylljes sė atij universiteti. Vlerėsimi i vlerės sė kapitalit ashtu si dhe caktimi i vlerės sė garancisė qė duhet tė ofrojnė institucionet e arsimit tė lartė, ėshtė njė procedurė e cila pėrsėritet ēdo vit, ose mė saktė nė ēdo kėrkesė tė re pėr akreditimin e programeve studimore. Nė bazė tė numrit tė studentėve dhe programeve tė akredituara, pėr UEJL-nė ėshtė caktuar si e nevojshme depozitimi i 4.700.000 eurove. Universiteti ka vendosur tė japė garanci njė pjesė tė objekteve, meqė posedon pronėsi tė veten. Universitetet tjera private, qė nuk posedojnė pronė, janė tė obliguara tė japin garanci bankare nė tė holla me qėllim qė MASH tė mund t’i dėmshpėrblejė studentėt nė rast tė falimentimit tė njė universiteti tė caktuar. Me universitete shtetėrore, puna ėshtė mė ndryshe sa u takon garancive.

Objekte e tyre edhe ashtu janė pronė shtetėrore, respektivisht tė Ministrisė sė Arsimit dhe nė mungesė sė pronės, ėshtė shteti ai qė garanton pėr rrezikun e falimentimit. UEJL, qė ėshtė i vetmi nė Maqedoni me statutin e universitet publik-privat jofitimprurės, disponon me prona tė konsiderueshme. Vetėm kampusi nė Tetovė ka 25 mijė hektar tokė me objekte prej rreth 30 mijė metra katrorė sipėrfaqe. Nė Gazetėn Zyrtare tė datės 25 prill, thuhet se UEJL i ka dhėnė MASH-it 9.949 metra katror nė hipotekė gjatė kėtij viti. Kėshilltari Bajrami shpjegon se vendimi nė fjalė ėshtė shfrytėzuar nga UEJL si dokument pėr tė pėrligjur kėrkesėn pėr akreditimin e programeve tė reja studimore qė do tė hapen vitin e ardhshėm akademik 2013/2014.

Vlera e garancive qė duhet tė japin universitete private apo ato publike-private jofimprurėse (si puna e UEJL-sė) varet jo vetėm nga numri i studentėve, por edhe nga tarifat e studimeve. Pėr njė universitet, i cili numėron pėr shembull 300 studentė dhe ku njė vit studimi kushton 2.000 euro, institucioni duhet tė ofrojė 6 mijė euro garanci pėr kokė studenti. Mirėpo, nė Ligj janė tė parapara edhe lehtėsime, nė rast se njė universitet ofron bursa pėr studentė.

Laura PAPRANIKU/KOHA



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2255