NĖ KĖRĒOVĖ U PROMOVUA PROJEKTI “UNIVERSITETI I EVROPĖS”

Data 12-04-2005 9:32:30 | Tema: Lajme

Mundėsi tė mirė pėr ata qė duan tė studiojnė

Kėrēovė, 12 PRILL- Nė lokalet e shtėpisė sė Armatės tė Maqedonisė nė Kėrēovė nė praninė e njė numri tė interesuarish, u promovua projekti “Universiteti i Evropės”, i cili vepron nė Strugė. Pėr kėtė projekt me rėndėsi tė veēantė akademike tė pranishmit i njoftoi dr. Shaban Prevalla i cili pėrveē cilėsisė sė lartė qė zotėron nė mėnyrėn e organizimit tė mėsimit akademik, tė pranishmit i njoftoi edhe me vlerėsimin e kėtij institucioni qė i bėhet nė botėn e pėrparuar
Provimet e dhėna nė kėtė Universitet njihen nė gjithė botėn, dhe nga tė gjithė universitetet mė nė zė tė botės. Nga tė pranishmit u tha se ky Universitet ėshtė multietnik dhe do tė funksionojė nė tė gjitha gjuhėt pėr tė cilat do tė shprehet interes nga ana e studentėve.

Tani nė kėtė Universitet funksionojnė pesė fakultete me shumė degė atraktive. Nė kuadėr tė Fakultetit tė Shkencave Ekonomike veprojnė degėt e “Menxhmentit bankar”, “Marketingut” dhe “Administratės financiare”. Nė Fakultetin e Drejtėsisė dhe Shkencave Politike janė hapur degėt “E drejta e Europės dhe Unioni Evropian”, “Studimet e drejtėsisė”, “Diplomacia dhe politika e jashtme”. Nė Fakultetin e Gjuhėve Evropiane studenti mund tė pėrcaktohet pėr gjuhėt angleze, gjermane, ruse dhe italiane pėr biznes dhe tregti ndėrkombėtare. Nė Fakultetin e Informatikės ėshtė hapur dega pėr “Inxhinieri tė softverėve”. Ndėrsa fakulteti i pestė ofron studimet pėr “Detektivė dhe sigurinė e individit dhe tė pronės”. Studenti i regjistruar nė kėtė Universitet ka kushte shumė tė mira pėr studime cilėsore si nė dėgjimin e ligjėratave, ushtrimeve, pajisjes me literaturė bashkėkohore, tė mėsonjėtoreve tė pajisura me mjetet mė moderne tė kohės si dhe me programet e lėndėve qė janė nė tė gjitha universitetet mė cilėsore tė botės.
Duke u nisur nga problemi i sigurimit tė kushteve pėr tė studiuar diku jashtė vendit, si nė sigurimin e vizave tė qėndrimit si dhe shumė problemeve tjera si ato tė vendosjes dhe financiare “Universiteti i Evropės” nė Strugė ofron tė gjitha kushtet e nevojshme pėr studime cilėsore si nė vendet perėndimore. Regjistrimi pėr njė vit nė kėtė universitet kushton 2 mijė euro qė ėshtė shumė mė lirė se tė studiohet nė njė universitet tė jashtėm.

Nga: Safet HYSEINI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=227