UNS, njė universitet si ky

Data 03-08-2012 6:05:27 | Tema: Lajme


Bilanci pėr vitin akademik 2011-2012, njohja e diplomave nga shumė shtete evropiane, programet mėsimore dhe pėrfitimet nga BE.... janė vetėm disa nga temat e bisedės me rektorin e Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės, Aleksandėr Biberaj

KOHA: Edhe pse nė njė moshė tė re, UNS ka arritur tė prezantohet si njė institucion arsimor shumė serioz, kujt ia dedikoni kėtė sukses?
BIBERAJ:
Suksesi i njė universiteti varet nga disa faktorė esenciale, nga stafi akademik dhe nga studentėt, dhe nė rastin e UNS kemi sinkronizimin e kėtyre dy faktorėve. UNS ka njė staf akademik shumė profesionist, pasi ka profesorėt mė tė mirė qė vijnė nga te gjitha trevat shqiptare dhe nė tė njėjtėn kohė ka studente tė shkėlqyer qe vijnė po nga tė gjitha trevat shqiptare. Gjithashtu, UNS deri mė tani ka arritur mbi 50 marrėveshje bashkėpunimi me Universitete tė mirėnjohura ndėrkombėtare tė cilėt kanė ndihmuar rrugėn e UNS drejt arritjes sė kėtij suksesi.


KOHA: Tanimė qe ka mbaruar viti akademik, ēfarė bilanci ka UNS ketė vit akademik qė sapo ka pėrfunduar?
BIBERAJ:
Bilanci i UNS pėr vitin akademik 2011-2012 ka qenė shumė i mirė. Gjatė vitit akademik 2011-2012, nė institucionin tonė janė realizuar aktivitete shkencore, tė cilat kanė ndihmuar nė avancimin shkencor tė studentėve. Kontributi shkencor i UNS-sė gjatė vitit akademik 2011-2012 dėshmohet me 20 botimet shkencore, tė cilėt kanė dhėnė kontributin nė Shkencat Ekonomik, Shkencat Juridike dhe Shkencat Politike. Ky vit, gjithashtu ėshtė mjaft i suksesshėm dhe nga aspekti i marrėveshjeve tė lidhura me institucione private dhe publike nė tė cilėn janė punėsuar njė numėr i konsiderueshėm i studentėve dhe tė cilėt kanė dėshmuar veten e tyre nė kėto institucione. Shpresoj qė edhe gjatė vitit akademik 2012- 2013, tė vazhdojė me tė njėjtin sukses dhe vlen tė pėrmendet se ky viti i ri akademik, do jetė dhe njė arritje nė kompletimin infrastrukturor tė UNS si institucion i vetėm nė Ballkan dhe mė gjerė, i cili ka sallėn mė moderne pėr drejtimin e Kriminalistikės dhe Detektives sė modernizuar, e cila do tė ndihmojė studentėt UNS drejtimi Kriminalistik dhe Detektiv tė ndihen tė veēantė nė rajon.

KOHA: Studentėt tė cilėt kryejnė studimet nė UNS, kanė mundėsi qė tė vazhdojnė studimet edhe nė ciklin postdiplomik. Si qėndron proporcioni ndėrmjet tė dy cikleve?
BIBERAJ:
UNS me programet e studimit, tė cilėt janė pėrshtatur pėr avancimin shkencorė tė studentėve me njė pėrsosje tė njohurive tė tyre tė arritura nga programet deridiplomike ka mundėsuar qė pjesa mė e madhe e studentėve tė vazhdojnė edhe programet e magjistraturės, tė cilat janė tė ndėrtuar me programet mė tė kėrkuar nė treg. Gjithashtu, vlen tė pėrmendet se disa studentė, tė cilėt kanė mbaruar studimet deridiplomike nė UNS, tash vazhdojnė studimet postdiplomike nė Chicago University, Universitetin e Lubjanės, Universitetin e Torinės dhe arritje mjaftė e mirė e UNS se njė student qė na bėn tė krenohemi vazhdon studimet nė Harvard University. Gjithashtu, studentėt e diplomuar pranė UNS vazhdojnė studimet dhe nė disa universitete tjera evropiane. Arsye tjetėr e rėndėsishme pėr vazhdimin e studimeve tė ciklit postdiplomik ėshtė stafi akademik i UNS, i cili ėshtė i pėrzgjedhur nga ekspertėt e fushave pėrkatėse. Programet e studimeve postdiplomike janė tė zgjedhura jo vetėn nga studentėt e UNS, por dhe nga student nga gjithė vendet ballkanike dhe mė gjerė. Njohja e diplomave tė studimeve postdiplomike tė UNS nė shumė shtete evropiane dhe mė gjerė si Master Shkencor e bėnė kėtė institucion tė veēohet nga institucionet e tjera tė arsimit tė lartė.

KOHA: Diplomat e UNS-sė, zyrtarisht janė njohur nė disa shtete evropiane, por edhe nė SHBA. Mbi ēfarė baze ėshtė bėrė njohja e tyre?
BIBERAJ:
Njohja ndėrkombėtare e diplomave tė UNS, ėshtė njė dėshmim pėr suksesin dhe pėr arritjet e kėtij institucioni tė arsimit tė lartė. Njohja ka si bazė ekuivalentimin e titullit tė marrė nga UNS nė shtetin nė tė cilėn kandidati do tė bėj njohjen e diplomės (vlen tė pėrmendet njohja e fundit e cila ėshtė bėrė nga Konferenca e Rektorėve tė Universiteteve Zviceranė, e cila dėshmon pėr sukseset e UNS, ku njė student i cili ka arritur titullin Magjistėr nė UNS, ky titull ėshtė i barabartė me titullin Magjistėr tė fituar nė Shtetin Zviceran). Njohje ndėrkombėtare e diplomave tė UNS ėshtė bėrė dhe nga Bordi Amerikan i Arsimit dhe Hulumtimit qė dėshmon sukseset e kėtij institucioni. Arsye pėr arritjen e kėtyre sukseseve ėshtė se programet e studimit tė UNS janė pėrgatitur nga ekspert shkencor nga disa Universitete Amerikane dhe Evropiane. Diplomat e UNS kanė marrė njohjet nga pothuajse gjithė shtetet Evropiane dhe mė gjerė.

KOHA: Pėrfitues tė disa programeve tė BEsė janė edhe studentėt e UNS-sė, a ėshtė sot e vėshtirė tė punėsohesh me diplomėn e UNS-sė nė vendet e rajonit dhe mė gjerė?
BIBERAJ:
Natyrisht qė diploma e UNS-sė , pėrbėn njė avantazh konkurrues, pėrbėn njė mundėsi tė mirė pėr punėsim si nė Maqedoni, ashtu edhe nė rajon dhe mė gjerė. Vlerėsimi i punės sė UNS bėhet dhe nga ana e studentėve, ku shumė student tė diplomuar pranė UNS tash janė pjesė e stafeve akademike tė Universiteteve publike dhe private nė Republikėn e Shqipėrisė dhe Maqedoni, pjesė e sistemit tė drejtėsisė nė Republikėn e Shqipėrisė dhe Maqedonisė, nė poste udhėheqėse nė Zvicėr, Gjermani, Itali dhe SHBA, duke pėrfshirė dhe njė rast unik, ku njė student i magjistraturės, i cili ka kryer studimet pranė UNS, kryen veprimtarinė e avokaturės nė shtetin e Greqisė. Gjithashtu, UNS ėshtė fitues i programit Erasmus pėr vitin 2013. Pasi u vlerėsua ndjekja rigoroze e kushteve tė aplikimit pėr programin Erasmus dhe pasi u konstatua angazhimi i menjėhershėm i plotėsimit tė listės dėrguese tė studentėve nė kėtė program, erdhi pėrgjigjja e aplikimit tė plotėsuar nga Universiteti Ndėrkombėtar i Strugės. Letra e njoftimit pėr pėrgėzimet e Universitetit Ndėrkombėtar tė Strugės, si pėrfitues i drejtpėrdrejtė institucional i Programit Erasmus Mundus pėr vitin 2013, ku kėrkesa ėshtė pėrzgjedhur pėr dhėnien e Erasmus University Charter (Standard Charter and Student Placements) - EUCX.

KOHA: Tashmė sektori i arsimit tė lartė ėshtė bėrė mjaft konkurrues. Pėrse njė maturant duhet tė zgjedh UNS-nė pėr tė studiuar, ku dalloni ju nga tė tjerėt?
BIBERAJ:
Avantazhet tona konkurruese janė tė shumta. Do mundohem qė ti pėrfshi mė tė rėndėsishmet. Avantazhet konsistojnė nė profesorėt profesioniste qė janė njėkohėsisht edhe mė tė mirė qė ka hapėsira universitare shqiptare, studentėt cilėsore, programet e studimit bashkėkohore, njohja ndėrkombėtare e diplomave tė marra nga UNS, administrata profesioniste dhe e pėrkushtuar, infrastruktura moderne, programet ndėrkombėtare, mundėsit e punėsimit, pėrshtatja e pjesės teorike me anėn praktike, bashkėpunimi me institucionet rajonale, evropiane dhe ndėrkombėtare, elemente kėto qė kanė krijuar kushte shumė tė mira pėr studentėt dhe respekt maksimal ndaj tyre, si element baze dhe shumė tė rėndėsishėm tė UNS-sė. UNS nga bashkėpunimi me American Heritage University ofron mundėsin e marrjes sė dy diplomave (dual degree), gjithashtu arsye mjaft e rėndėsishėm ėshtė dhe diversiteti i studentėve tė cilėt janė pjesė e UNS dhe vijnė nga Republika e Shqipėrisė, Republika e Kosovės, Republika e Malit tė Zi, Lugina e Preshevės pothuajse nga gjithė trojet shqiptare.

KOHA: Padyshim stafi i pedagogėve ėshtė shumė i rėndėsishėm nė njė Universitet, si bėhet pėrzgjedhja e tyre nė institucionin tuaj?
BIBERAJ:
Kemi synuar dhe ia kemi arritur pėr tė marre profesorėt mė tė mirė qe ka jo vetėm Maqedonia, por edhe Shqipėria dhe trojet shqiptare, dhe pėrzgjedhja e tyre bėhet mbi baza profesionalizmi, meritokracisė dhe pėrvoja shumėvjeēare nė botėn akademike. Besojmė se deri tani UNS ka bėrė zgjedhjet mė cilėsore dhe vlen tė pėrmendet fakti qė pėr vitin akademik 2012- 2013 nė UNS janė angazhuar profesorė mė tė mirė tė gjithė fushave pėr realizimin e programeve tė studimit dhe janė arritur marrėveshje me 10 profesor nga Universiteti American Heritage tė cilėt do tė vizitojnė UNS.

KOHA: Deri tani keni nėnshkruar memorandume bashkėpunimi me njė sėrė universitetesh nė rajon dhe mė gjerė. Ku konsistojnė kėto marrėveshje?
BIBERAJ:
Kėto marrėveshje konsistojnė nė bashkėpunimin pėr ndėrtimin e programeve tė studimit, pėr botimet e pėrbashkėta, tekstet akademike, pėr realizimin e disa konferencave shkencore tė pėrbashkėta dhe kėrkimet shkencore, pėr shkėmbimet e profesorėve dhe studenteve, pėr njohje reciproke tė diplomave si dhe nė fusha tė tjera tė pėrbashkėta tė aktivitetit akademik. UNS ka dhe njė bashkėpunim shumė tė mirė me Akademinė e Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė, Universitetin e Tiranės, Universitetin e Sarajevės, Universitetin e Lubjanės, Universitetin e Utrehtit, Universitetin e Trakisė, Universitetin e Sakarias, tė cilėt ēdo here kanė dhėnė kontributin shkencor nė UNS. Vlen tė pėrmendet se Universiteti Ndėrkombėtar i Strugės ėshtė zgjedhur nga Komisioni i Nominimit tė Asamblesė sė Biznesit Evropian, si njė prej universiteteve pretendente tė ēmimit 'INTERNATIONAL SOCRATES PRIZE IN THE SCIENCE SPHERE', nė funksion tė Forumit tė Hapur Euroshkencor, Dublin, 2012. (Ky ēmim u jepet institucioneve me kontribut tė shquar nė fushėn e Arsimit tė Lartė. Organizatorėt e kėtij evenimenti janė: Asambleja e Biznesit Evropian, Komisioni i Nominimit 'Socrates', Klubi i Rektorėve tė Evropės dhe Klubi Ndėrkombėtar i Liderėve, tė mbėshtetur nga organizata tė fuqishme joqeveritare, Unione Profesionale dhe Shkencore nga 16 shtete tė botės).

KOHA: UNS prej disa vitesh funksion edhe nė qytetin e Gostivarit, pėr sivjet ēfarė planesh dhe risish ka UNS-ja pėr kėtė qytet?
BIBERAJ:
UNS nė qytetin e Gostivarit ka arritur rezultate mjaftė tė mira, e cila dėshmohet nga interesi i jashtėzakonshėm qė kanė studentėt dhe prindėrit nga Gostivari dhe rrethina pėr tė pėrzgjedhur UNS si institucionin e tyre. Planet e UNS pėr nė qytetin e Gostivarit janė qė tė jap kontributin mė tė mirė shkencor pėr gjeneratat e reja. Pėr vitin akademik 2012-2013, janė lidhur m a r r ė v e s h j e bashkėpunime me ekspertė tė fushave nga Republika e Shqipėrisė pėr realizimin e programeve tė studimin nė UNS Gostivar.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2296