Kush e ka radhėn?

Data 05-10-2012 2:34:40 | Tema: Opinione


QASHIF BAKIU


Atėherė kur ēiftelitė nuk bėjnė zė, atėherė kur dielli ndriēon ftoht, atėherė kur edhe engjėjt lėshojnė mallkim..., dhe jetė shuhen. Edhe plisat e ēallamit bien nėn hijen e mortit. Dhe Fusheja vrapon tė hyp mbi varr pėr tė thurur vargjet e radhės mbi tragjedinė e tė tjerėve. Tė tjerėt tė strukur nėn gunat e tyre, me kokėn poshtė e me ego tė thyer, duke menduar: Kush e ka radhėn?!
Kjo pyetje na pėrshkoi tė gjithėve, troket ne plazmėn e ēdo familje shqiptare, edhe pse askush nuk dėshiron ta pranoj, edhe pse ēdo kush nė vetvete thotė “larg nesh o zot”.
Dhe nė ēajtoret e zymta, me mungesėn e tymit tė ndaluar nga shteti, shumėkush pyeti si ndodhi. Versione tė panumėrta u dėgjuan dhe u thanė. Nga tavolinat e pėrkundshme dolėn ofshama, sharje dhe pikėllime. Shqiptarėt e mjerė kruajtėn sėrish fytyrat e tyre, duke thėnė shprehjen e zakonshme “allahu ne xhehnet”, dhe vetėm aq.
Vallė cilėt fjalė mund tė pėrshkruajnė njė ngjarje kaq tė dhimbshme, kur nga arma e shtetit vriten dy tė rinj? Dhe ende pa fjetur shpirtrat e atyre shqiptarėve, goja e shtetit amnistoi vrasėsin. E amnistoi Ivoja, goja e policisė, dhe sikur tė mos ishte e mjaftueshme nė krah tė tij u ngrit kryepolicja Jankullovska. Pa i bėrė syri xėrc e veshi tėrt, ajo akuzoi akuzoi shtypin (pjesėn mė tė madhe tė sė cilės e ka besnike) se i'a paskan keqtransmetuar Ivon dhe se Jaqimi vrasės do tė dėnoheshka pėr veprėn mė tė rėndė penale, vrasje. Kjo ministrie qė nėnvleftėson intilegjencėn e shqiptarėve qė s'kan tesqere pushtetare, si duket nuk e kupton se shqiptarėt e din se ndėr veprat penale vrasje ekzistojnė dhjetra lloje veprash, ndėr tė cilat janė edhe vrasja nė vetėmbrojtje, vrasja nga pakujdesia, vrasje padėshirė, vrasje e ndikuar nga shkaqe tjera etj, etj. Dhe tė gjitha kėto vrasje dėnohen me dėnime tė lehta nga 1 deri nė 5 vjetė.
Dhe sikur tė mos mjaftonte, kryeministri Gruevski dha ball me deklaratėn e tij “perlė”: “kjo ėshtė tragjedi pėr tre familje”. Nė moment tė parė tė gjithė pyetėn kush ėshtė familja e tretė, mos vallė kryeministrin e kanė informuar se janė vrarė tre shqiptarė apo … Por jo, kryeministri e trajtonte vrasjen e tre shqiptarėve tragjedi edhe pėr familjen e vrasėsit, qė domethėnė edhe Jaqimi na paska qenė viktimė. Dhe qė tė mos mjaftonte me kaq, trumpeta qeveritare ne lajmin e ardhėshėm vėrshėlleu se shqiptarėt e vrarė na paskan qenė trafikantė, ndėrsa Jaqimi i paska zbuluar dhe ata pėr kėtė gjė e paskan sulmuar, e ai nė stilin e policit holivudian i paska vrarė.
O zot na ruaj, a aq na nėnvleftėsojnė kėta, apo nė fakt nė atė nivel paskemi rėnė qė tė na manipulojnė kėta?! ēfarė soji qėnkan kėta qė edhe pas vdekjes i dėnojnė njerėzit.
Por harruan njė fakt, se pėr tė ndjerit deri sa ishin gjallė nuk pat asnjė aktakuzė, ndėrsa “viktima” e tyre vrasės, Jaqimi, ishte ndjekur penalisht pikėrisht pėr kanosje me tė njėjtėn armė, apo edhe pėr dhunė ndaj njė mėsuesi.
Nė kėtė gjendje emocionale do tė kisha nxjerr dy momente, tė cilat pėr mendimin tim janė dy fenomene tė cilat po bėjnė kursin e radhės tek ne shqiptarėt. Momenti i parė paraqet momentin e fajtorit kujdestar, qė si nė ēdo rast tjetėr, shqiptarėt janė fajtor. Nė kėtė rast shqiptarėt e implikuar u vranė, por ato vazhduan tė kujdestarojnė rrolin e fajtorit, dhe tė vdekur i transformuan nė narkotrafikant, kriminel e ēfarė jo. A nuk u mjaftoi qė ata janė tė vdekur, ndėrsa tash edhe tė vdekur do t'i satanizojnė e ti fėlliqin, me metodat dhe mėnyrat e tyre karpateske?! A nuk ishte e mjaftueshme dhimbja pėr familjarėt, por duan qė edhe mė tutje ta shtojnė atė?! Nuk e kuptoj nėse kėtė na e mveshin vetėm bashkėqytetarėt tanė sllav, apo mos vallė edhe tė zgjedhurit tonė e joshin ndopak. Tmerr! Tmerr, tė mjerėt ne qė edhe kur na vrasin u kemi faj se ju shkaktonkemi stres.
Dhe si pėr ēudi, faktori politik shqiptar, por deri nė njė masė edhe sektori civil, u mbyllėn nė strofkullat e tyre sikur tė ishte njė diēka qė edhe mund tė heshtet. Kjo mė bėn tė pyes se mos vallė fenomeni i mos mbrojtjes nga faktori shqiptar pėr tė gjallėt, i ka kapluar edhe pėr tė vdekurit?! Vallė mos ndoshta fatori politik shqiptar nė kėtė shtet ka frikė t'i mbroj edhe tė vdekurit shqiptarė?! Pse vallė nuk marrin shembull nga tė tjerėt?! Pse nuk shohin si reaguan grekėt, kur nė njė zėnkė u vra njė minoritar nė Shqipėri?
Se ku i ka rrėnjėt kjo fajsi, do tė ngelet pėr kohėn mė vonė, por ajo ėshtė evidente dhe askush nuk ēan kokėn pėr tė, ndėrsa shqiptarėt vriten si tė jenė qenie tė parėndėsishme. Ivoja nuk ėshtė Ivo, ai ėshtė shteti, e Jaqimi nuk ėshtė vetėm vrasėsi, ai ėshtė dora e shtetit.
Nė natėn e tretė me rradhė vazhdoj sė pėrpjekuri tė pėrfundoj sė shkruari pėr kėtė grumbull fjalėsh, qė ndoshta do tė pėrfundojnė si mbėshtjellės duhani tė thurrur tė ndonjė hallexhiu. Nuk gjej dot fjalė pėr tė dhėnė njė pėrfundim kėsaj historie tė tmerrshme, nė tė cilėn dy jetė hasretėsh u shuan, e dy jetė familjesh ndryshuan. Njė histori qė ndoshta pėr ne do tė jetė e dhimbshme me ditė tė tėra, ndėrsa pėr familjet e tyre sa tė jetė jeta. Ėndrrat e tyre u shuan me njė tė shkrepur tė kėmbėzės sė pistoletės sė fqinjit tė tyre polic. Vogėlushi i vogėl do tė rritet pa dashurinė e babait tė tij Imranit, ndėrsa nė pranverė nuk do tė dėgjohen tupanat nė dasmėn e Besnikut. Voglushin do ta rrisin lotėt e gjyshes, ndėrsa nė vend tė ahengut, vaji do ta pres pranverėn nė oborrin e shtėpisė sė Besnikut. Zija dhe lotėt do t'i ndjekin nė ēdo ditė tė radhės, sikurse mallkimi qė do tė bėjė renė mbi kokat e vrasėsit dhe atyre qė i mbajtėn krahun.
ēiftelitė sėrish do tė bėjnė zė, dielli do tė ndriēoj ngrohtė, ndėrsa engjėjt do tė vazhdojnė tė lėshojnė mallkime..., pėr jetėt e shuara. Edhe plisat e ēallamit do tė bėjnė xhirot, e Fusheja do tė vrapoj nėpėr dasma pėr tė thurur vargjet e radhės nė dolli. Tė tjerėt do tė ēojnė kokat nga gunat e tyre, por egon e thyer s'ua ngjit dot askush. Dhe jeta do tė vazhdojė e qetė sikur tė mos kishte ndodhur asgjė. Por njė pyetje gjithmonė do tė rrotulloj ndėr ne shqiptarėt: Kush e ka radhėn?!



(Tekst i botuar nė mars 2012 pas vrasjes sė dyfishtė nė Gostivar. Ribotohet pėr shkak tė aktualitetit pas vdekjes misterioze tė Ibrahim Sulejmanit)



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2313