Studentet e USHT ankohen pėr maltretim nga njėsiti “Alfa”

Data 19-10-2012 1:25:06 | Tema: Lajme


Njė grup studentesh shqiptare nga Shkupi kanė shprehur shqetėsime lidhur me maltretimin e tyre nga njėsiti policor “Alfa” nė autostradėn Shkup – Tetovė nė afėrsi tė Sarajit.

Studentet e Fakultetit tė Artit Muzikor nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT) theksojnė se ngjarja tronditėse i ka ndodhur mbrėmė kur furgoni me tė cilin po udhėtonin ishte ndaluar nga tre pjesėtarė policor “Alfa” nė afėrsi tė Sarajit, pas kalimit tė pikės sė pagesės rrugore nė Gllumovė.
Policėt pasi qė kanė mėsuar se ato janė studente tė muzikės, kanė kėrkuar qė tu kėndonin ndonjė kėngė.

“Ata na ndaluan dhe nė njė moment ka dalė shoferi i furgonit, i cili mbahej nė bisedė pėr disa minuta nga policėt civil. Nė njė moment ne kemi dalur nga furgoni dhe kemi kėrkuar se ēfarė po ndodhė dhe pse kaq vonesa, sepse ishte ora 19.20 minuta dhe familja shqetėsohej. Por, ata filluan tė sillen nė mėnyrė tmerruese, derisa filluan tė kėrkojnė qė ti kėndonim ndonjė kėngė, meqė jemi studente tė muzikės. Ata kėrkonin kėngėn ‘vajza maqedonase’ dhe tėrė kohėn talleshin dhe qesheshin. Na mbajtėn pėr 40 minuta aty dhe mezi na lanė tė lira. Ata kėrkonin qė ne tė shkonim nė kėmbė nė Shkup, ndėrsa shoferi i furgonit tė shkonte me ta”, ka rrėfyer pėr INA njė nga studentet qė ka pėrjetuar ngjarjen.

Studentet rrėfejnė se kanė qenė tre policė me njė makinė tė bardhė. Ato rrėfejnė se shoferit tė furgonit i kėrkonin njė darkė nė rast se ai do tė shpėtonte pėr tė mos i`a konfiskuar furgonin, pėr shkak tė mungesės sė lejes pėr transport udhėtarėsh. “Ajo qė ishte mė skandaloze ata thoshin se nė darkė mund tė shkonin sė bashku me studentet dhe jo vetėm me shoferin. Por mė nė fund pas gjitha peripecive na lanė tė lirė qė tė udhėtojmė me furgonin deri nė Shkup”, rrėfejnė vajzat e shqetėsuara.

Denoncimi i kėtij rasti ėshtė bėrė nga prindėrit e vajzave tė cilat kanė apeluar qė zyrtarėt shqiptarė nė institucione, sidomos nė Parlament dhe MPB, tė kėrkojnė llogari lidhur me kėtė sjellje tė pjesėtarėve tė policisė.
“Ne do tė denoncojmė rastin, bile do tė kontaktojmė me zyrtarėt shqiptarė, por edhe ata nė MPB, pėr t`ia tregu ngjarjen tmerruese. Nuk guxon askush qė tė keqpėrdorė dinjitetin e njė studente shqiptare, ka ikur ajo kohė. Andaj kėrkojmė pėrgjegjėsi pėr tė ndriēuar ngjarjen dhe pėr tė kėrkuar llogari nga policėt pjesėmarrės nė kėtė ngjarje”, theksoi njėri nga prindėrit e vajzave, tė cilėt nuk duan tė shpalosin identitetin e tyre pėr shkaqe sigurie, por se kėtė do ta bėjnė para zyrtarėve shtetėror pėr tė denoncuar rastin. (Mentor Mellova/INA)



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2315