Studentėt kėrkojnė shkarkimin e Hamdi Sylejmanit

Data 14-11-2012 4:31:24 | Tema: Lajme


Studentėt e Fakultetit tė Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės (FNA), i janė drejtuar mė njė kėrkesė rektorit Ibrahim Gashi dhe Dekanatit tė Fakultetit tė Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės, pėr tė larguar nga puna profesorin Hamdi Sylejmani, i cili ėshtė ligjėrues i rregullt i lėndės “Konstruksionet e Betonit”dhe “Bazat e Betonit te Armuar”.

Arsyetimi i studentėve ėshtė ai se ky profesorė ėshtė i pakualikfikuar pėr tė qenė profesor, pasi nuk i plotėson kushtet tė cilat janė tė caktuara me statutin e Universitetit tė Prishtinės.
“Asistentja e lėndės “Konstruksione tė Betonit”, Mr. Vlora Shatri ėshtė e kualifikuar me gradėn master, qė tregon se ka gradė mė tė madhe se profesori Hamdi Sylejmani, i cili ėshtė i kualifikuar vetėm si inxhinier (Ing.)”, thuhet nė kėrkesėn e studentėve.

Sipas tyre kjo paraqet shkelje tė nenit 176 tė Statutit tė Universitetit tė Prishtinės, i cili thotė: “Pėr titullin e profesorit tė rregullt tė njėsisė akademike, kandidati duhet tė ketė kėto kualifikime. 1. Tė ketė gradėn e doktorit tė shkencės ose ekuivalent me tė. 2. Tė tregojė nivel tė lartė dhe kompetencė akademike e pėrvojė shkencore pėr lėndėn qė dėshmohet me : ‘Njė numėr tė rėndėsishėm tė monografive, teksteve mėsimore dhe publikimeve tė rishqyrtuara nė revista ndėrkombėtare shkencore ose artistike, me mė sė paku 5 punime kryesore tė publikuara dhe tė shqyrtuara nė revista shkencore ose artistike ndėrkombėtare. * Pjesėmarrje aktive nė konferencat ndėrkombėtare”, shkruajnė studentėt nė kėrkesėn e tyre.

Studentėt nė kėrkesėn e tyre kanė treguar edhe disa procedura tė punės qė profesori Hamdi Sylejmani praktikon gjatė orėve tė mėsimeve e qė pėr kėta studentė janė tė padrejta.

“Profesori Hamdi Sylejmani mbanė 3 kolekviume gjatė njė semestri. Ato kanė mbi 20 pyetje dhe detyra. Shumica e detyrave janė me gabime edhe pse ekzistojnė alternativat e zgjedhjes: a,b,c,d mirėpo pėrgjigja e saktė nuk gjendet nė asnjėrėn nga kėto katėr mundėsi. Nė rast se rrethohet ndonjėra pėrgjigje, pėrderisa aty mungon e sakta atėherė llogariten pikė negative. Pasi studentėt tė kenė dėshtuar pėr tė kaluar provimin, profesori i lartpėrmendur i detyron t’i pėrcjellin ligjėratat pėrsėri vitin tjetėr, nė mėnyrė qė tė kenė mundėsi tė marrin pjesė nė 3 kollekviume. Mos marrja pjesė nė kollekviume e pamundėson kalimin e provimit. Nė rast se studenti nuk i dėgjon ligjėratat, i pamundėsohet testimi nė kollekviume. Studentėt nė kėtė situatė janė tė detyruar tė dėgjojnė ligjėratat sepse provimi ėshtė tejet i vėshtirė dhe ndryshon pėr ata qė i pėrsėrisin ligjėratat,nė dallim prej atyre qė nuk i pėrsėrisin ato. Studentėt nuk mund tė kalojnė provimin pasi ata nuk e kanė suksesin dhe kalueshmėrinė nė 3 kollokviumet ( kėtu kemi rastin, kur gjenerata e vitit 2009 dhe ajo 2008, vijojnė ligjėratat pėr tė dytėn pėrkatėsisht tė tretėn herė). Kjo ėshtė shkelje e disa neneve tė statutit pėr pėrcaktimin e suksesit akademik, saktėsisht nenit 129 dhe neni 111”, shkruan nė ankesėn e studentėve.

Profesori nė fjalė, sipas studentėve ligjėron disa herė brenda javės duke mos respektuar orarin e shpallur nga dekanati.

“Ai ligjėron edhe ditėve tė fundjavės duke na bėrė ngarkesė tė madhe pėr dy muaj, sepse ai e pėrfundon materialin pėr njė kohė mė tė shkurtėr se koha e paraparė dhe pastaj merret me punėt e tij private. Gjatė ligjėrimit marrim pjesė tashmė tri gjenerata dhe pjesa mė e madhe e kohės shkon duke i thirrur emrat tonė nėse jemi apo jo tė pranishėm”, shkruajnė studentėt nė ankesėn e tyre dėrguar rektoratit.

Pėrpos kėsaj, studentėt kanė paraqitur edhe njė shqetėsim tjetėr, duke aluduar nė vitet e kėtij profesori.

“Ing. Hamdi Sylejmani profesor i lėndės “Konstruksione tė Betonit” nė FNA nuk i plotėson kushtet pėr tė qenė pjesė e stafit akademik, sepse ka kaluar moshėn 65 vjeēare, e cila ėshtė e rregulluar me ligjin pėr shėrbyes civil pėr kohen e pensionimit”, thuhet nė kėrkesėn e studentėve.

Ndėrkohė nesėr mė 14 nėntor 2012, ora 7:00 nė mėngjes, studentėt do tė fillojnė njė protestė paqėsore nė Hyrjen e Fakultetit tė Ndėrtimtarisė ( Fakultetit Teknik) nė Prishtinė, tė cilėt do tė kėrkojnė largimin e pedagogut Ing. Hamdi Sylejmani pėr mosplotėsim tė kritereve dhe cilėsisė sė mėsimdhėnies.

Kjo protestė vjen pas asaj, qė kėrkesės sė studentėve nuk ju ka pėrgjigjur asnjėra palė, as rektorati e as Dekanati i Fakultetit tė Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės./Indeksonline/



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2318