Tetovarja zgjidhet studentja mė e mirė nė Zvicėr

Data 19-11-2012 3:37:22 | Tema: Lajme


Blerta Pajaziti ish-studente e Universitetit tė Europės JugLindore nga Tetova e Maqedonisė, e cila aktualisht ėshtė nė pėrfundim tė studimeve posdiplomike nė fushėn e Menaxhimit pranė Fakultetit Ekonomik nė Universitetin e Luganos nė Zvicėr, ėshtė zgjedhur studentja mė e mirė.

Ēdo vit, Universiteti i Luganos nė bashkėpunim me kompani globale tė cilat janė pjesė e rrjetit “Network USImpresa”, ndajnė bursa pėr studentėt mė tė mirė tė ēdo drejtimi post-diplomimi. Bursat, secila me vlerė 4.000 franga zviceriane, janė krijuar pėr tė promovuar dhe pėr tė nxitur trajnimin e burimeve njerėzore me kualifikim tė lartė.
Ēmimi ėshtė i bazuar ekskuzivisht nė kritere akademike dhe pėrzgjedhja bėhet nė fund tė sesioneve tė provimeve tė vitit tė parė, nė fund tė tetorit. Pėr tė shpėrndarė kėto ēmime, Univerziteti i Luganos (USI) organizon ceremoni publike pėr dhėnien e ēmimeve, duke pėrfshirė mediat dhe kompanitė anėtarė tė rrjetit USImpresa. Kėtė vit ceremonia u zhvillua me 13 Nėntor me ē’rast u shpallėn fitues 12 studentė nga 12 drejtime Master, tė nacionaliteteve tė ndryshme : 2 nga Zvicra, 6 nga Italia, 1 nga Austria, 1 nga Gjermania, 1 nga Maqedonia, 1 nga Kanadaja

Studentja Pajaziti nė Maj tė kėtij viti, bashkė me grupin e saj universitar prezantoi njė biznes plan para Nobelistit Mohammad Yunus.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2320