UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve

Data 20-12-2012 3:29:40 | Tema: Lajme


Nė Universitetin e Evropės Juglindore nė praninė e udhėheqėsve tė kėtij univerziteti, profesorėve dhe njė numri tė madh tė studentėve ėshtė promovuar Parlamenti Studentor dhe parlamentarėt tė cilėt janė zgjedhur si pjesė e kėtij organi tė UEJL-sė.

Para tė pranishmėve kanė folur rektori i UEJL-sė, z.Zamir Dika, onduspersoni Valdeta Pajaziti, dhe kryetari i Parlamentit Studentor, Ilir Rexha.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Ilir Rexha foli para tė pranishmėve duke thėnė se ky organ do t'i pėrfaqėsoj interesat studentor, njėherit do tė jetė edhe udhėrėfyes pėr gjeneratat qė vijnė pas. "ėshtė njė privilegj i madh pėr mua qė tė jem nė krye tė Parlamentit Studentor, por njėkohėsishtė eshtė njė pėrgjegjėsi e madhe. Jam koshient pėr pėrgjegjėsitė qė kam por do tė jap maksimumin tim pėr t'ia dalė nė tė gjitha sfidat", deklaroi Ilir Rexha para tė pranishmėve.
Para tė pranishmėve ka folė edhe avokatja e zgjedhur si pjesė e kėtij universiteti, Valdeta Pajaziti, e cila i falėminderoj tė pranishmit pėr besimin qė i kanė dhėnė pėr tė pėrfaqėsuar kėtė detyrė. "Detyra ime si avokate perbehet pėr tė krijuar njė vend tė sigurte ku ne mund tė diskutojmė ankesat dhe tė gjejmė zgjidhje, tė ndihmojė studentėt pėr tė minimizuar konfliktet dhe pėr tė arritur rezultate tė dėshirueshme, tė dėgjuarit me kujdes dhe tė sigurojmė reagime tė paanshme si edhe ti trajnojmė ata se si tė komunikojnė shqetėsimet e tyre nė mėnyrė efektive", deklaroi Pajaziti. Ajo ėshtė shprehur se studentėt dhe stafi akademik nuk do tė zhgėnjehen me punėn e saj.
Para tė pranishmėve kanė prezantuar edhe udhėheqėsit e komiteteve qė janė krijuar brenda Parlamentit Studentor ku kanė shfaqur planet e tyre pėr aktivitetet e ardhme.

Struktura e Parlamentit Studentor ėshtė pėrzgjedhur nga zgjedhjet e pėrgjithshme studentorė nėn patronazhin e rektoratit tė UEJL-sė nė muajin nėntor. Nga parlamentarėt me shumicė votash pėr kryetar ėshtė zgjedhur Ilir Rexha, nėnkryetarė ėshtė zgjedhur Ebru Ibishi, ndėrsa sekretar administrav dhe financiar ėshtė zgjedhur Arta Demirali.



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2330