Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė

Data 24-01-2013 4:14:13 | Tema: Lajme


Prishtinė, 23 janar - Mujė Rugova vetėm katėr ditė para se ta pėrfundonte mandatin trevjeēar si rektor i Universitetit tė Prishtinės ka nxjerrė dy vendime, sipas tė cilave tė drejtėn e regjistrimit tė doktoratės nė Fakultetin Juridik e kanė fituar 16 kandidatė, nėntė prej tyre me vendimin 2/617, tė datės 26 shtator dhe shtatė me vendimin 2/66 tė datės 28 shtator 2012. Zyrtarėt e UP-sė e pranojnė se vendimet e Rugovės janė tė kundėrligjshme, porse nuk mund tė riparohen.
Nė dy vendimet e nxjerra nga ish-rektori Mujė Rugova, vetėm 4 ditė para se t’ia dorėzonte postin Ibrahim Gashit, janė 16 tė regjistruar nė doktoratė. Nė dosjet e siguruara, ka dalė se shumica absolute e tyre nuk e kanė pasur mjaftueshėm as notėn mesatare tė kėrkuar me Konkurs.

Nė vendimin numėr 2\16 tė datės 26 shtator, pas ankesave tė bėra, janė pranuar: Vaxhid Sadriu, (drejtimi penal) ish-sekretar i Pėrgjithshėm i UP-sė, tashti sekretar nė Fakultetin e Filologjisė me notė mesatare nė pėrputhje me Konkursin, por i papranuar sipas Konkursit. 1. Lindita Jakupi (penal) pa notė tė mjaftueshme mesatare, nė studime themelore 6.8. 2. Valdete Halimi (kushtetues administrativ); Milaim Mazreku (kushtetues administrativ), u.d. i Sekretarit tė pėrgjithshėm tė UP-sė, pa notė tė mjaftueshme mesatare, 6.20 nė studime themelore dhe 8.07 nė master; Imer Beka (civil) pa mesatare, 6.23 nė studime themelore dhe 8.16 nė master; Lekė Prenaj (civil), pa mesatare, 6.75 nė studime themelore dhe 7.57 nė Master; Ganimete Podvorica, Njomza Enver Latifi dhe Teuta Fehmi Mulaku, janė tė shkolluara nė Fakultetin Ekonomik, kėshtu qė gazeta nuk ka arritur t’ua sigurojė notat mesatare. Ndėrkaq, nė vendimin e 2/666 tė datės 28 shtator 2012, dy ditė para dorėzimit tė mandatit Rugova ka regjistruar nė studimet e doktoratės 7 veta: 1 Murtez Zekollin e Ēlirim Hajdini ((Kushtetues admisnitrativ), Mirvete Uka e Valdete Azemi (penal) dhe Fitim Shishani, Selvije Halimi, e Binak Vishaj (pa program). Midis kėtyre tė regjistruarve ka njerėz me poste tė tjera publike, siē ėshtė Imer Beka, i cili e kryen detyrėn e kryeprokurorit nė Gjykatėn Themelore nė Prishtinė. Besnik Krasniqi ( Koha Ditore)



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=2334