Sheti shqiptar arin marėveshje me petagogėt e arsimit tė lartė

Data 08-12-2004 11:40:49 | Tema: Lajme


Profesorėt univesritarė pranojnė tė punojnė me pagė prej 90 mijė lekėsh

TIRANĖ, 8 DHJETOR-Pikėrisht kur ndėrprerja e bojkotit u mohua me tone zemėrimi dhe negociatat me qeverinė u rrezikuan seriozisht, protesta masive nė auditore mori njė kthesė tė menjėhershme. Dje pasi pėrfaqėsuesit e qeverisė, kreu i komisionit qeveritar pėr ēėshtjet e grevės Marko Bello, ministrat Malaj dhe Memushi, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministrave, zbritėn nė Universitet dhe bisedimeve me pedagogėt grevistė u deklarua se kėrkesat e profesoratit kishin marrė zgjidhje. Gjė qė kėtė radhė u konfirmua dhe nga vetė pedagogėt
Zhvillimet

Ndalja e protestės tashmė ėshtė ēėshtje ditėsh. "Nėse gjithēka u premtua nė tavolinėn e bisedimeve do ta shohim vendim qoftė dhe sot, menjėherė do tė rikthehemi nė auditore", u shpreh kreu i komsionit negociator tė grevistėve Ismail Hoxha. U premtua qė pagat e pedagogėve do tė vendosen nė piramidėn shtetėrore, por vendi qė do tė zėnė nė kėtė piramidė dhe masa e rritjes ėshtė njė gjė qė do tė diskutohet mė vonė. Siē u njoftua nga pjesėmarrėsit e kėtij takimi mendohet qė paga e njė profesori me titull tė jetė mbi pozicionin e drejtorit nė Kėshillin e Ministrave, ndėrsa asistent/pedagogu afėrsisht nė pozicionin e pėrgjegjėsit tė sektorit nė adminitratėn e lartė shtetėrore. Gjė qė do tė thotė se rroga e profesorit me titull do tė jetė nė nivelin e 90 mijė lekėshit dhe e asistent pedagogut te 50 mijė lekėshi. Pagat pėrbėnė ēėshtjen ku ndalėn negociatat e grevistėve me qeverinė, pasi dy ditė mė parė u deklarua pamundėsia e ndryshimit tė tyre.


Protokolli

Nė protokollin qė u nėnshkrua nga tė dyja palėt nėnvizohet gjithahstu se pedagogėve do t'u shlyhen tė gjitha detyrimet e prapambetura. Palėt ranė dakord qė tė krijohet njė kėshill Kombėtar tė Politikave Arsimore pėr hartimin e politikave nė pėrputhje me kartėn e Bolonjės. Qeveria mori pėrsipėr qė t'u njohė shkollave tė larta tė drejtėn e prokurimeve dhe nė kuadėr tė autonomisė financiare t'u lėrė tė drejtėn e pėrdorjes sė tė ardhurave dytėsore deri nė limit. Gjithashtu Ministria e Financave do tė bėjė tė mundur nėpėrmjet njė akti nėnligjor pėrdorimin e lejimit tė tė ardhurave dytėsore tė mbledhura nga universitetet aktualisht tė papėrdorura. Brenda dhjetorit marrin fund dhe pėrpjekjet pėr hartimin e kartės sė stuentit. Ndėrsa brenda dy muajve do tė miratohen tė gjitha aktet nėnligjore pėr implementimin e plotė tė ligjit. Nė deklaratėn e komisionit ndėrdikasterial u tha qė janė vėrejtur raste tė cėnimit arbitrar tė autonomisė sė shkollave tė larta, gjė qė s'do tė ndodhė mė nė tė ardhmen . od.ha

REFORMA

Krijimi e Kėshillit Kombėtar tė Politikave Arsimore, pėr pėrpilimin e politikave nė pėrputhje me Kartėn e Bolonjės. Ne kete kuader do tė diskutohen, statusi dhe vendi i profesorit, qė lidhet me sistemin e akreditimit tė shkollave tė larta.

AUTONOMIA INSTITUCIONALE

Janė ndeshur raste tė cėnimit tė autonomisė institucionale tė shkollave tė larta. Qeveria garanton se asnjė akt, i asnjė institucioni s'do lejohet tė cėnojė kėtė autonomi. Do tė vihen para pėrgjegjėsisė tė gjithė ata qė cėnojnė arsimin e lartė.

AUTONOMIA FINANCIARE

Shkollave tė larta u njihen tė drejtat e prokurimit dhe pėrdorimi i tė ardhurave dytėsore tė papėrdorura. Buxheti i 2005 s'ėshtė mė i vogėl se i 2004. Do jepet fond 200 milionė pėr realizimin e projekteve tė rėndėsishme.
DETYRIMET E PRAPAMBETURA

Qeveria ėshtė e gatshme pėr shlyerjen e plotė tė detyrimeve tė prapambetura tė njohura me ligj, menjėherė me evidentimin dhe paraqitjen e tyre nga ēdo shkollė e lartė (Ka qenė njė ndėr kėrkesat kryesore tė grevistėve, dhėnia e shtesės sė premtuar).

ĒĖSHTJA E PAGAVE

Pozicion dinjitoz nė piramidėn e pagave. Pozicioni i profesorit do tė jetė mbi pozicionin e drejtorit nė Kėshillin e Ministrave (A 8), ndėrsa asistent/ pedagogu afėrsisht nė pozicionin e pėrgjegjėsit tė sektorit nė administratėn e lartė shtetėrore (B 4).

KARTA E STUDENTIT

Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve i ka paraqitur Kėshillit tė Ministrave projektaktin Ligjor pėr realizimin e sistemit tė kartės sė studentit dhe tė gjitha detyrimet qė dalin prej saj. Brenda dy muajve miratohen aktet nenligjore.







Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=24