Homazhe pėr studentin

Data 18-04-2005 12:43:04 | Tema: Lajme


Studentet i bėnė nderimet e fundit kolegut Enver Haradinaj

PRISHTINĖ, 18 PRILL- Nė organizimin e Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė mė se 500 studentė udhėtuan nga Prishtina pėr t’ju shtuar karvanit tė qytetarėve nga hapėsirat shqipėtare tė cilėt relacion tė fundit kishin Gllogjanin, vendin e lindjes tė tė ndjerit Enver Haradinajt. Nisja u realizua nė oren 12:00 nga Qendra Studentore. Lidhur me kėtė Kryetari i Kuvendit tė UPS-UP-sė, Ali Fetaj tha se “Po nisemi pėr Gllogjan, pėr tu solidarizuar me familjen Haradinaj, familje kjo qė dha aq shumė pėr kėtė tokė, pėr lirinė tė cilėn po e gėzojmė sot. Arsye mė e madhe ėshtė fakti se Enveri ishte njėkohėsisht edhe kolegė yni i studimeve”. Nė fund z.Fetaj u lut qė udhėtime tė tilla tė mos ndodhin mė. Pjesėmarrja do tė ishte edhe mė e madhe po tė siguroheshin mjete shtesė pėr transportin e studentėve.
Njė delegacion nga Unioni Studentor Shqiptarė ishin present nė varrimin e Enver Haradinajt. Pas kėsajė , nė Qendren e Studentėve ky union organizoi homazhe nė shenjė nderi dhe rrespekti pėr studentin Enver Haradinaj. Tė reshurat e shitur ndikuan qė njė numėr studentėsh tė mos jenė pjesė e kėtyre homazheve. Ndėrsa pėr disa tė tjerė as shiu nuk ishte pėngesė pėr tė ndezur qirinjė dhe pėr tu lutur qė shpirti i Enverit tė prehet i qetė nė boten e amshuar.

Reagimet e studentėve pas aktit tė varrimit

Pėr UPS-UP-nė “akti i vrasjes sė Enver Haradinajt ėshtė kulm i tė kėqijave qė kanė ndodhur nė Kosoven e pasluftes”. Duke e denuar aktin makabėr tė ditės sė premtė, “UPS-UP u bėnė thirrje tė gjitha institucioneve ndėrkombėtare, shtylles sė parė tė UNMIK-ut, policisė sė UNMIK-ut, SHPK-sė, Gjyqėsisė dhe tė gjithė atyre qė janė pėrgjegjės pėr sigurimin e rendit dhe tė qetėsisė nė Kosovė qė tė jenė mė vigjilent dhe sa mė parė ta zbardhin rastin dhe kryesit e kėtij krimi t’i vėjnė nė banken e drejtėsisė” ėshtė shprehur kryetari i Kuvendit tė kėtij unioni, z. Ali Fetaj.
Po ashtu opinionet e tyre pėr redaksinė tonė i dha edhe USSH-ja. Kryetari i kėtij unioni, Petrit Nimani tha se “kjo organizatė e denon ashpėr dhe shprehė indinjatė pėr aktin kriminal tė vrasjes sė Enverit, bashkėluftetarit dhe kolegut tė studimeve”. Gjithashtu ai ka kėrkuar nga organet e rendit qė sa mė parė dorasit e krimit tė kapen dhe tė vėhen para drejtėsisė.
Edhe ORS e ka dhėnė opinionin e sajė pėr redaksinė nepėrmjet kryetarit, z. Skėndert Fetahu. Z.Fetahu e quajti kėtė ngjarje si “akt mė tė rendė qė ka ndodhur pas lufte nė Kosovė”. Mė pas shtoi se “Vet fakti qė ai ka qenė studentė, vrasja e tij nuk mund tė justifikohet me asgjė. Dhashtė Zoti qė krime tė tilla tė mos pėrseriten nė Kosovė dhe ngjarje tė tilla tė mos u ndodhin studentėve”.

Nga: Besnik Krasniqi





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=250