DEBAT PĖR DECENTRALIZIMIN NĖ UEJL

Data 28-04-2005 5:32:12 | Tema: Lajme


Sulejmani: Decentralizimi ėshtė shtylla kryesore e Marrėveshjes sė Ohrit.

Tetovė, 28 PRILL- Decentralizimi i pushtetit lokal dhe avantazhet qė do tė kenė komunat e reja nė tė ardhem ishte tema e debatit tė sė martės nė mbremje qė e organizoi, Unioni i Studentėve tė UEJL-sė dhe nė tė cilin pėrpos disa profesorėve tė kėtij universiteti morrėn pjesė edhe Ministri i Pushtetiut Lokal, Rizvan Sulejmani, kryetari i komunės sė Tetovės, Hazbi Lika dhe kryetari i Intelegjencies shqiptare Nazmi Maliqi. Qėllimi i kėtij debati sipas kordinatores Vjollca Istrefi ishte njohja mė e pėrafėrt e studentėve lidhur me domethėnien dhe pėrparėsitė e ligjit tė ri pėr ndarje teritoriale dhe atij pėr decentralizim.


Sipas ministrit tė pushtetit Lokal, Rizvan Sulejmanit, decentralizimi i pushtetit ėshtė hap mjaft i rėndėsishėm pėr Maqedoninė, pasi ky ligj ėshtė njėra ndėr katėr shtyllat kryesore tė Marrėveshjes sė Ohrit
Rizvan Sulejmani, ministėr i Pushtetit Lokal theksoi nė kėtė debat se me decentralizimin e pushtetit, prej 14 ministrive, 10 ministri do tė bartin kompetenca tė mėdha nė nivel lokal, ndėrsa poashtu edhe mbi 1000 objekte tė cilat aktualisht i takojnė pushtetit qendror, do tė kalojnė nė administrim tė atij lokal.
Kryetari i ri I komunės sė Tetovės Hazbi Lika duek folur pėr ligjin pėr ndarjen e re teritoriale dhe atė pėr decentralizim, theksoi se edhe pse ai nuk pajtohet plotėsisht me ndarjen e kėtillė teritoriale, “shqiptarėt fitojnė nė mė shumė aspekte dhe lėmi, nga kėto ligje”.
Debati nė fjalė qė u organizua nga Unioni i Studentėve tė UEJL-sė, zgjoi njė interesim mjaft tė madh tek studentėt e kėtij universiteti, tė cilėt me pyetjet dhe diskutimet e tyre, morrėn pjesė aktive nė tė.

Nga: Eshref AMETI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=269