NGA DEGA E LĖVIZJES EVROPIANE

Data 04-05-2005 11:48:56 | Tema: Lajme


“Dita e Evropės” me njė program tė veēantė nė UEJL

Tetovė, 4 MAJ- Nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė, Dega e Lėvizjes Evropiane pėr Tetovė, e cila drejtohet nga z.Alajdin Demiri do tė mbajė njė konferencė shtypi me rastin e “Ditės sė Evropės” . Nė tė njėjtėn kohė do tė ketė edhe disa zhvillime tė tjera nė kėtė institucion tė lartė arsimor nė Tetovė. Do tė ketė njė tribunė tė hapur, e cila sipas z.Adelina Markut pėrgjegjėse pėr informim nė UEJL ėshtė organizuar dhe disenjuar nga UEJL dhe Lėvizja Evropjane e R. Maqedonisė.
Nė kėtė tribunė do tė marrin pjesė Radmilla Sheqerinska, zv/kryetare e Qeverisė sė RM-sė, Donato Kjarini, shef i Delegacionit tė Komisionit Evropian, z.Ulrih Klepman, pėrfaqėsues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenhauer nė Maqedoni, z.Mishel Rivolie, ekspert i pėrhershėm i Kėshillit tė Evropės nė Maqedoni, rektorėt e universiteteve tė Tetovės (USHT DHE UEJL), Shkupit, Manastirit dhe FON, prefektėt e qytetit tė Shkupit, Tetovės dhe Gostivarit, 270 studentė nga universitetet e lartpėrmendura. Njė tribunė e tillė do tė mbahet tė premten nė hapėsirėn e UEJL-sė e cila ėshtė organizuar nga Lėvizja pėr Integrime Evropiane dhe UEJL, nė tė cilin do tė ketė njė debat me temėn “Reformat nė universitete-rruga pėr nė Evropė”.
Nė tribunė gjithashtu do tė pėrfshihen edhe njerėz tė ndryshėm tė ftuar si prof. Dimitar Mirēev, kryetar LPIE, prof. dr. Alajdin Abazi, rektor i UEJL, prof. dr. Gjorgji Martinovski, rektor i Universitetit “Shėn Kirili e Metodi” Shkup, prof. dr. Violeta Panovska, rektor i Universitetit “Shėn Klimenti i Ohrit-Manastir”, dr.Boja Andreski, Kryetar i Kėshillit drejtues tė FSHSH, Shkup, prof. dr. Nexhbedin Beadini, rektor i USHT.
Gjithashtu ky debat do tė ketė edhe referuesit e vet, duke pėrfshirė kėtu Radmilla Sheqerinskėn, nėnkryetare e Qeverisė sė RM, ambasadorin Donato Kjarini, shef i Delegacionit tė Komisionit Evropian, prof.dr. Alajdin Abazin, rektor i UEJL, z.Ulrih Klepmanin, pėrfaqėsues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenhauer, z.Mishel Rivolien, ekspert permanent i Kėshillit tė Evropės-Shkup.
Nė tė njėjtėn ditė, pra tė premten nė UEJL do tė shfaqet edhe filmi nė amfiteatrin e madh i cili titullohet “URA” i Bernhard Vik. Debati qė do tė zhvillohet nė UEJL do tė ketė nė program edhe shumė tema interesante qė do tė ligjėrohen nga tė pranishmit. Disa nga temat do tė jenė “Qytetėrimi demokrat”, “Pakuptimshmėria e luftės dhe pasojat te rinia”, “Tė rinjtė dhe punėsimi”, “Identiteti evropian-krijimi i vlerave evropiane nė Republikėn e Maqedonisė”, “PO-ja jonė e madhe pėr Kushtetutėn Evropiane” etj. Gjithė ky organizim do tė pėrfundojė me njė mbrėmje, ku do tė argėtohen studentėt me njė program tė veēantė.

Nga:Urim SALIHU



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=284