INICIATIVA AFRIMI ME UNIVERSITETET EVROPIANE

Data 11-05-2005 7:39:40 | Tema: Lajme

USHT-ja sė shpejti nė njė takim nė Norvegji

Tetovė, 11 MAJ- Rektori i Universitetit tė Tetovės ka konfirmuar se institucioni qė ai e drejton sė shpejti pritet tė marrė pjesė nė njė takim qė do tė zhvillohet sė shpejti nė Bergen tė Norvegjisė . Rejtori Behadini kėtė e bėri tė ditur nė njė manifestim qė u mbajt javėn e kaluar nė Universitetin e Europės Juglindore nė tė cilin ai ishte i ftuar tė merrte pjesė bashkė me pėrfaqėsues tė ndryshėm pėr tė folur rreth cėshtjeve tė ndryshme dhe reformave nėpėr universitete
“Sė shpejti do tė jemi nė njė takim nė Bergen tė Norvegjisė ku do tė marrin pjesė ministra evropian dhe rektorė tė Universiteteve evropiane me qėllim tė implementimit tė reformave akademike “ deklaroi Rektori i UT-sė . Ai tha se “shpresoj se duke punuar nė kėtė drejtim tė kėtyre standardeve do tė arrijmė qė sa mė shpejtė tė afrohemi me universitetet Evropiane”.


Takime tė tilla janė vlerėsuar si tė rėndėsishme nga rektori Beadini pėr arsye se trajtohen tema shumė interesante sa i takon ngritjes sė institucioneve tė larta arsimore dhe reformave qė duhet tė bėhen nė universitete. Gjithashtu kjo ėshtė njė mundėsi tha ai, qė nėpėrmjet diskutimeve tė ndryshme UT-ja tė jep kontributin e vet drejt standardeve tė cilat tanimė i kėrkon Evropa.
UT-ja kohė mė parė ishte e pranishme bashkė me disa Universitete tė tjera nė Skoci gjegjėsisht nė Gllazgou ku janė trajtuar shumė tema interesante sa i takon arsimit tė lartė dhe pėr reformat akademike tė arsimit tė lartė

Nga: Urim SALIHU



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=298