UEJL FTON KOSOVARĖT PĖR MAGJISTRATUR NĖ TETOVĖ

Data 12-05-2005 15:49:06 | Tema: Lajme

Prezentohet programi i magjistraturės pėr menaxhment nė UEJL

PRISHTINĖ, 12 MAJ- Oda Ekonomike e Kosovės i ka bėrė tė mundur prezentimin nga UEJL-i tė programit tė magjistraturės pėr menaxhment nė kėtė universitet. Njė aplikim i tillė ėshtė bėrė nė saje tė bashkėpunimit tė Universitetit tė Evropės Juglindore tė Tetovės dhe Master School tė Mastrihit qė ka rezultuar me njė program tė tillė studimi. Rektori i UEJL-ės tha nė kėtė prezentim se qėllimi i institucionit nė krye te tė cilit ndodhet ai ėshtė arritja e njė modeli tė ri tė arsimit tė lartė, ndėrsa Arsim Bajrami ka premtuar pėrkrahjen e institucionit qė drejton rreth projektit nė fjalė.
Ata qė e mundėsuan prezentimin e kėtij programi studimesh nė Kosovė (OEK), vunė nė spikamė se rruga e integrimeve ekonomike, kėrkon menaxhment i cili ėshtė i gatshėm tė ballafaqohet me sfida tė ndryshme. Besim Beqaj nga Oda Ekonomike e Kosovės tha se “programi qė promovohet sot ėshtė njė rrugė e shkėlqyeshme pėr menaxherėt qė krahas punės sė tyre tė merren edhe me studime pasuniversitare dhe ta shfrytėzojnė pėrvojėn e tyre edhe me elemente edukative”.
Ndėrsa rektori i Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė Alejdin Abazi duke folur pėr pėrgatitjet qė ka bėrė UEJL-ja, tha se “ky institucion ofron me tė vėrtet njė pėrgatitje moderne tė menaxherėve tė ardhshėm, qė do tė jenė nė gjendje tė ballafaqohen me sfidat tė njė tregu tė globalizuar”.
Edhe Universiteti i Prishtinės do ta ndihmojė zhvillimin e kėtij programi tė magjistraturės me kuadro tė veta. Rektori i UP-sė Arsim Bajrami ishte pjesėmarrės nė prezentim dhe premtoi se UP do tė ndihmoi nė realizimin e kėtij projekti. “Si universitet ne do tė mbėshtesim plotėsisht kėtė projekt me tė gjitha resurset humane, me angazhimin e profesorėve tanė, por edhe nė forma tjera tė bashkėpunimit”, tha ai.

Nga: Besnik KRASNIQI




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=303