Kurse vallėzimi pėr studentėt

Data 16-05-2005 15:23:41 | Tema: Lajme

Pak kohė pėr zbavitje pėrkundėr studimeve

Tetovė, 16 Maj- Nė ndėrtesat e shpėrndara qė pėrpilojnė njė labirinth dhe qė bie nė sy sapo kalon hyrjen e UELJ-sė, pas mbarimit tė obligimeve tė ditės duket se bie njė heshtje. Por kėtė heshtje do ta thyej mė vonė zhurma e ritmeve qė dėgjohen nga dritaret e hapura tė godinės 815. Ėshtė viti I dytė me rradhė qė grupi I vallėzimeve standarde dhe latino americane “IMPULS”nga Tetova ,kryen kurse pėr studentėt e UEJL-sė.
Nė hyrje vėrren njė ambient ngazėllyes, ēifte qė kėrcejnė ngacmuar nga tinguj qė vėrtet nuk tė lėnė indiferent.


Kontakti I parė ėshtė me z. Hisa Hasani inxhinier i diplomuar i aviacionit, por nė kėtė rast instruktor i vallėzimit.Ai shprehet i kėnaqur me mbarėvajtjen e kurseve nė kėtė institucion. Mendimi fillestar ishte qė tė plotėsohet njė vakuum qė krijohet brenda kampusit, tė plotėsohet kėshtu jeta e studentėve nė aspektin argėtues.”Pėrgigjja qė dhanė studentėt ėshtė nė nivel tė kėnaqshėm dhe kėtė vit kemi dy grupe vallėzimi nė nivele tė ndryshme atė fillestar dhe tė avancuar” thotė Hasani.
Tango, samba, rumba,vallsi anglez, vallsi vienez,disco fox,foxstrot e tė tjera, janė vallėzime qė kursistėt studentė mezi presin ti njohin sikur janė binjakėzuar. Hapat e tyre qė sapo i zotėrojnė ndiqen me pėrkujdesjen mė tė madhe nga instruktori qė ka njė eksperiencė tė madhe. Diplomė nga akademia e vallėzimit nė Reveretto –Itali, pastaj nė Zagreb, gjatė studimeve tė tij.
Grupi qė takuam ne kishte njė nomenklaturė gjeografike e shpėrndarė nė tė gjthė zonat e shqiptarėve por duken aq harmonik nė gjuhėn e tyre, gjuhėn „e vallėzimit“
Secili nga ata shprehet i kėnaqur dhe mban nė vete dhe njė imazh kujtese nga paraqitja e parė e tyre para publikut.
Ishte nė maj tė vitit tė kaluar ku nė njė manifestim ishin tė pritur jashtėzakonisht bukur nga publiku.
Kėtė e tregon menaxheri i grupit „menaxher biznes i diplomuar“ Bekim Beqiri , I cili thotė qė veshjet vitin e kaluar u siguruan nga butiqet „Ekskluziv“dhe „Missioni“ si sponsor qė ishin.
“Elanin e kėtyre tė rinjve dota kurorėzojmė dhe me paraqitje tjera.-thekson z. Beqiri.
“Edhe pse modest nė fjalėt e tyre e rrugės ėshtė tė presim shumė nga ky klub qė ndihmon jep njė impuls kulturės sonė , ti japim njė impuls dhe ne nė pėrkrahje masive” thotė ai.

Nga: Osman CEKA



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=317