LĖVIZJE PĖR ZGJIDHJE TĖ PROBLEMIT

Data 17-05-2005 9:30:51 | Tema: Lajme

Qeveria e Kosovės diskutoi pėr studentėt e transferuar

PRISHTINĖ, 17 MAJ- Qeveria e Kosovės nė mbledhjen e sotme ka diskutuar edhe pėr ēėshtjen e transferimit tė studentėve nga ish-Fakulteti i Mjekesisė i UT-sė, nė fakultetin gjegjės tė UP-sė. Po sot studentėt realizuan njė takim me rektorin e UP-sė, Arsim Bajrami me tė cilin diskutuan pėr disa ēėshtje akademike qė ende nuk janė zgjedhur pėr studentėt e transferuar. Ata moren garanci nga rektori se ditėn e premtė tė gjithė indeksat pėr studentėt e transferuar do tė jenė tė gatshėm, tė cilėt do tė mirren nė dekanatin e Fakultetit tė Mjekėsisė. Ndryshe, 19 studentė, shtetas tė Maqedonisė, vazhdojnė tė mos cilėsohen si pjesė e transferit, me preteksin se nuk paska ndonjė aneks marrėveshje shtesė qė e mbulon kėtė transfer.



Nė mbledhjen e 147 tė radhės, Qeveria e Kosovės ka parė tė rrugės ta fus nė rend tė ditės edhe ēėshtjen e 220 studentėve tė cilėt janė transferuar nga Fakulteti i Mjekėsisė i Universitetit tė Tetovės nė fakultetin gjegjės tė Universitetit tė Prishtinės. Me kėtė rast Qeveria ka marrė vendimin qė pėr ēdo semestėr tė ndihmojė nė mbulimin e shpenzimeve shtesė qė do tė ketė Ministria e Arsimit lidhur me akomodimin e tyre tė plotė. Po ashtu studentėt sot u takuan me rektorin e UP-sė, Arsim Bajrami dhe me prorektorin pėr ēėshtje mėsimore, Haxh Feratin. Ata u premtuan studentėve se tashmė ka pėrfunduar procedura e pėrpunimit tė indeksave dhe se qė nga dita e premtė indeksat e pėrpunuar do tė dėrgohen nė Dekanatin e Fakultetit tė Mjekėsisė. Edhe kėsaj radhe mbeti nė enigmė se studentėt do t’i marrin indeksat me nota tė transferuara apo tė boshatisur. Po ashtu studentėt u siguruan nga rektori se mund ti nėnshtrohen afatit tė qėrshorit pėr t’iu nėnshtruar lėndėve diferenciale dhe atyre tė pa dhėna nė UT. Tashmė problem mbetet ēėshtja e 19 studentėve pėr tė cilėt ishte arritur njė marrėveshje verbale nė mes tė Ali Ahmetit dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj qė edhe ata tė jenė pjesė e transferimit pėr nė UP. Zyrtarėt e rektoratit u kishin thėnė sot studentėve se “ne nuk jemi qė 19 studentėt tė mos pėrfshihen nė transfer por ka njė procedurė e cila duhet ta mbuloj marrėveshjen qė ju pėrmendni”. Rektori Bajrami kėrkoi nga studentėt tė sigurojnė njė dokument qė e dėshmon marrėveshjen nė mes tė z. Ahmeti e z. Haradinaj pėr tė filluar mė pas proceduren e transferimit tė tyre.Edhe sot studentėve nuk iu dha pėrgjigjje rreth asaj se do tė jenė legjitime tė gjitha notat e dhėna nė UT dhe pėr mėnyren e fillimit tė vitit akademik nė tetor, se studentėt do tė ndjekin mėsimin paralelisht nga kolegėt e FM-sė apo do tė inkorporohen me ta.

Nga: Besnik KRASNIQI




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=320