PĖRFAQĖSUES TĖ AKADEMISĖ GJERMANE PĖR SHKĖMBIM PĖRVOJASH

Data 19-05-2005 9:00:25 | Tema: Lajme

“DAAD” vizitoi USHT-nė

Tetovė, 19 MAJ-Nė USHT ka qėndruar pėr vizitė zyrtare Markus Symmank pėrfaqėsues i Paktit pėr stabilitet evropian, pėrkatėsisht pėrfaqėsues i Akademisė gjermane pėr shkėmbim pėrvojash “DAAD”. Ai ka realizuar takime me prorektorin pėr ēėshtje arsimore prof.dr. Ismail Ahmeti, drejtorin e Qendrės pėr Studime Politeknike prof.dr. Mendi Doko, i cili elaboroi pėr gjendjen aktuale dhe kėrkoi qė tė jetėsohen investimet e projekteve tė ndryshme pėr qendrėn qė ai e drejton dhe pedagogė tė tjerė universitarė.
Markus Symmank pėrfaqėsues i Akademisė gjermane pėr shkėmbim pėrvojash “DAAD”, realizoi takim edhe me sekretarin e pėrgjithshėm tė USHT-sė Bashkim Selmanin, ku u bisedua ēėshtje shumė tė rėndėsishme pėr kėtė institucion tė lartė arsimorė.

Sekretari Bashkim Selmani e ka vlerėsuar takimin nė frymėn e thellimit tė bashkėpunimit pėr ndihma tekniko-materiale pėrkatėsisht qė nėpėrmjet tė GTZ-sė tė realizohen projekte konkrete pėr pajisjen e rrjetit kompjuterik nė administratėn e universitetit, qė do tė shtojė cilėsinė e shėrbimeve. Nė kėtė takim u kėrkua qė gjuha dhe letėrsia gjermane e cila gjendet nė procedurė e sipėr si program studimor , tė ndihmohet si nė aspektin e pajisjes me literaturė gjermane dhe njėkohėsisht tė kyēen edhe pedagogė universitarė gjerman nga lėmia e gjuhės dhe letėrsisė gjermane tė kėtij programi studimor nė kuadėr tė USHT-sė.
Nga ky takim u dakorduan qė rektorati i USHT-sė tė jetė nė kontakt me ambasadėn gjermane nė Maqedoni, qė nismėn e kėtillė ta bėjnė pjesė tė praktikės nė interes tė pėrgjithshėm tė USHT-sė..

Nga: Ismet KROSI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=326