“DITA E HAPUR “ MBAHET MĖ 28 MAJ

Data 20-05-2005 9:20:36 | Tema: Lajme


Shpallet konkursi pėr regjistrim nė UEJL

Tetovė, 20 MAJ- Universiteti i Evropės Juglindore, tradicionalisht organizon ‘’DITĖN E HAPUR’’, ndėrkohė qė gjatė kėtij viti sipas pėrgjegjėses pėr Informim kjo do tė mbahet mė 28 maj nė kampusin e UEJL-sė. Nė kėtė ditė kandidatėt e interesuar pėr regjistrim nė UEJL do tė informohen detajisht pėr programet mėsimore tė studimeve deridiplomike dhe postdiplomike, pėr kushtet pėr regjistrim nė UEJL, do tė njihen me stafin mėsimoro-akademik, do tė njihen me kushtet mėsimore, me kushtet pėr fitimin e bursave pėr studim dhe ndihmesave tė tjera materiale qė UEJL-ja dhe donatorė tė ndryshėm ofrojnė studentėve nė kėtė institucion si dhe me kushtet pėr banim nė konviktet e UEJL-sė.
“Kandidatėt e interesuar pėr regjistrim nė UEJL do tė pėrfitojnė shumė edhe nga socializimi e komunikimi me studentėt e UEJL-sė, ditėn e njėjtė”, tha Adelina Marku. Kjo ditė ėshtė posaēėrisht e mirėseardhur pėr studentėt potencialė nė UEJL si dhe pėr prindėrit e tyre.
Konkursi pėr regjistrim nė anėn tjetėr nė vitin e ri akademik, 2005/06 do tė shpallet nėpėr media, ditėn e shtunė si dhe nė web faqen e Universitetit www.seeu.edu.mk. (U.S.)




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=330