LAJMERIME

Data 31-05-2005 5:43:55 | Tema: Njoftime

SEE-UNIVERSITY


Informatė e rėndėsishme pėr studentėt tė cilėt do tė diplomojnė



Rektorati ka propozuar se nga fillimi i vitit akademik 2005/2006, do tė ketė vetėm njė afat plotėsues nė UEJL, i cili do tė mbahet ēdo vit nė muajin shtator. Kjo do tė thotė se afati i provimeve plotėsuese (make-up) nuk do tė mbahet vitin e ardhshėm. Prandaj, Rektorati ka marrė vendim qė tė gjithė studentėt tė cilėt deri mė 1 qershor 2005 kanė fituar 205 ose mė shumė kredi (dhe jo 210 kredi siē ju informuam iavėn e kaluar), do tė mund tė marrin pjesė nė ceremoninė solemne me rastin e promovimit tė gjeneratės sė parė tė absolventėve tė UEJL. Pra luten tė gjithė studentėt me 205 (e mė shumė) kredi, tė drejtohen nė Zyrėn pėr ēėshtje studentore (Regjistri) dhe tė plotėsojnė formularin pėr diplomim.


Ju faleminderit


Pro-rektori pėr mėsimdhėnie

Tetovė,
31 MAJ 2005


Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=366