Press konferencė e studentėve

Data 17-12-2004 8:22:10 | Tema: Lajme


Studentėt tė pasigurtė nė fatin e tyre

TETOVĖ (17 DHJETOR) Dje nė ambientet e Universitetit tė Tetovės u mbajtė njė konferencė pėr shtyp e studentėve grevistė ku gazetarėt u informuan pėr rrjedhėn e grevės dhe hapat e mėtutjeshėm tė studentėve.
“Simptomat e shfaqjes sė problemit janė manifestuar para njė viti, pėrkatėsisht, me propozimin e ligjit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės sė IRJM –sė, e udhėhequr nga ministri Aziz Pollozhani dhe miratimin e Ligjit pėr zyrtarizimin e UT–sė nga Parlamenti i IRJM-sė ku Fakulteti i Mjekėsisė u la anash nga pakoja e "famshme" e fakulteteve tjera qė u propozuan pėr zyrtarizim, sėbashku me disa fakultete tjera” u tha nė kėtė konferencė.


Bashkim Gllareva e cilėsi transferin kolektiv si domosdoshmėri nga shkaku i mos gjetje sė pėrkrahjes nga ana e institucioneve pėr legalizimin e fakulteti tė mjeksisė.
“U munduam shumė qė me biseda, takime me te gjitha instuticionet e involvuara nė ;eshtjen e Fakultetit te Mjekėsisė por te gjitha na qysh nė start na mohon kėtė tė drejt duke filluar nga rektorati, Ministria e Arsimit dhe partia shqiptare nė pushtet”- tha Gllareva.
Llokman Rexhep antarė i kėshillit grevizt ėshtė shprehur dje optimistė nė zgjedhjen e problemit tė studentėve.
“Ne nuk jemi tė kėnaqur me ecjen e punėve rrethė zgjidhjes sė problemit, dhe mendojmė se ende ka kohe pėr tė vepruar. E dimė se po bėhen pėrpjekje pėr tė shtyrė procesin pėrpara edhe pse mendojmė se nuk ka gatishmeri tė duhur nė kėtė nivel”- tha ai.

Nga: Halit AJDINI (Fakti)




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=41