DĖSHTOJNĖ PĖRPJEKJET PĖR PĖRBALLJE NĖ MES UP-SE DHE MASHT-IT

Data 02-07-2005 8:30:33 | Tema: Lajme

Ministri Veliu i thotė jo debatit televiziv me rektorin Bajrami

PRISHTINĖ, 2 KORRIK- Ministri i Arsimi, Agim Veliu, edhe zyrtarish i ėshtė pėrgjigjur negativisht kėrkesės sė Rektorit tė UP-sė, Arsim Bajrami, i kontestuar nga ministri, pėr tė zhvilluar njė debat televiziv nė mes tyre. Nė njė kumtesė tė kabinetit tė ministrit ėshtė thėnė se mė dėshirė, por pėr shkak tė obligimeve, nuk ėshtė nė gjendje ministri tė bėjė debat publik me secilin nga mbi 1500 arsimtarė sa ka nė UP, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe Arsim Bajrami. Nga ana e tij rektori Bajrami e ka konsideruar tė pa drejtė dhe tė pakuptimtė njė vendim tė tillė. Ai me kėtė rast ka pranuar qė me ministrin tė bisedoj nė cilėsinė e njė rektori, profesori universitar, kolegu tė gjeneratės, ish-profesorit tė tij ose si njė qytetar i Kosovės.

“Ministri refuzon ftesėn pėr debate tė tilla, tė cilat tė vetmin qėllim e kanė promovimin medial tė njė njeriu, apo tė njė koncepti tė njė grupi njerėzish, qė ėshtė nė kundėrshtim me normėn dhe gėrmėn e ligjit”, ėshtė pėrgjegjur shkurt kabineti i ministrit Agim Veliu. Nė vazhdim tė letrės sė dalė nga kabineti i Ministrit thuhej se mė dėshirė, por pėr shkak tė obligimeve, nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė debat publik me secilin nga mbi 1500 arsimtarė sa ka nė UP, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe Arsim Bajrami. Gjithnjė sipas kėsaj kumtese, “meqė ministri i ASHT-sė ėshėt i obliguar qė tė ndėrmarrė masat e nevojshme sipas kompetencave dhe detyrimeve ligjore pėr stabilizimin e gjendjes nė UP, komunikimet dhe debatet e tilla akademike mund tė organizohen, dhe janė tė dobishme tė organizohen mes kolegėsh pikpamjesh tė ndryshme apo tė njejta”. Sė fundi nė letrėn e kabinetit tė Ministrit Agim Veliu i ėshtė refuzuar ftesa Arsim Bajramit pėr njė debat tė tillė.
Nga ana e tij rektori Bajrami e ka konsideruar, refuzimin e ftesės, si qėndrim politik. Ai ka thėnė se “Kjo ėshtė e padrejtė dhe shumė e pakuptueshme pėr studentėt, mėsimdhėnėsit dhe opinionin e gjėrė nė Kosovė. Ftesa ime pėr takim dhe vendosjen e kontakteve ėshtė shumė e sinqertė dhe vazhdoj tė jemė i gatshėm ta takoj ministrin Veliu nė cilėn do cilėsi qė don: si rektor, profesor universitar, koleg gjenerate, ish-profesor i tij (i ministrit), ose si qytetar i Kosovės”, i ėshtė kundėrpėrgjigjur rektori, ministrit pasi i ėshtė refuzuar ftesa pėr debat televiziv.

Nga: Besnik KRASNIQI




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=463