Mbrėmje Folklorike nė UEJL

Data 21-12-2004 16:53:57 | Tema: Lajme


DUHET TĖ RRUHEN VLERAT E FOLKLORIT SHQIPTARĖ

TETOVĖ (22 DHJETOR)Amfiteatri I madh nė UEJL u mbush plot me studentė nė mbrėmje kur po mbahej njė Akademi Solemne” Folklori shqiptarė ndėr shekuj” organizuar nga Unioni I Studentėve dhe Vjollca Istrefi. Njė manifestim I tillė qė kishte pėr qėllim ruajtjen e vlerave burimore tė folklorit , vinte nė njė moment kur edhe gjeneratat e reja duhet tė ruajnė traditėn dhe pėr sė afėrmi tė ndjekin njė program tė pasur artistic me shumė elemente tė ndryshme tė natyrės shqiptare.
“ E pamė tė rėndėsishme dhe nė tė njėjtėn kohė tė nevojshme tė organizojmė njė Akademi tė kėtillė, sepse organizime tė kėtilla si edhe aktivitete tė tjera tė kėtij lloji dhe tė llojeve tjera tė ndryshme I mungojnė universitetit tonė” tha z. Istrefi.


Njė manifestim I tillė sipas z. Istrefi ėshtė organizuar qė para dy vitesh dhe nė tė ardhmen do tė bėhet tradicional. Ajo tha se programi ka qenė I pasur dhe njė mundėsi tė tė pranishmit tė ndjekin pėr sė afėrmi njė prezentim tė veshjes shqiptare nga vise tė ndryshme tė hapėsirės shqiptare.

Akademia solemne kishte njė program tė pasur artistic ku u prezantuan edhe SHKA Xheladin Zeqiri, me valle tė ndryshme, kėngėtarėt e estradės shqiptare Edlira Dauti dhe Guxim Rushani , pastaj njė recitim nga Blerina Halili, dhe disa paraqitje tė veshjeve popullore shqiptare nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipėria etj.

Nga: Urim Salihu





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=48