Punėsime verore pėr studentėt

Data 21-07-2005 1:34:44 | Tema: Lajme

Bashkia, punėsim sezonal pėr 50 studentė

Tiranė, 21 KORRIK- Plot 50 studentė tė fakulteteve tė ndryshme, do tė jenė pjesė e stafit tė Bashkisė sė Tiranės, pėr periudhėn e verės. Pas tri vitesh pėrvoje tė suksesshme nė punėsimin sezonal tė tė rinjve, bashkia e kryeqytetit, nis edhe kėtė vit punėsimin veror tė tyre, duke iu ofruar njė shans mė shumė, pėr njė kontratė tė ardhshme me administratėn publike. Tri muaj punė pranė drejtorive tė ndryshme tė bashkisė, nuk janė pak, pėr tė rinjtė qė ende studiojnė, pavarėsisht shpėrblimit simbolik prej 40 dollarėsh nė muaj, qė do tė marrin pėr shėrbimin e kryer nė kėtė administratė. Gjatė viteve tė shkuara, falė projektit “Rinia nė Drejtim”, mbėshtetur nga Fondacioni “Soros”, janė punėsuar gjatė verės, plot 140 studentė, tė cilėve do t’u shtohet edhe kontigjenti mė i ri, i mbledhur dje nė Bashkinė e Tiranės.



Njė shembull i mirė
Dikur ka qenė njė prej studenteve tė pėrzgjedhura pėr punėsimin sezonal nė Bashki. Tani renditet nė stafin drejtues tė Bashkisė sė Tiranės dhe drejton Drejtorinė e Koordinimit tė Projekteve. Ogerta Manastirliu, ėshtė njė prej atyre qė janė punėsuar, pas pėrvojės sė mirė part-time nė bashki. Si ajo, ka plot 20 persona, tashmė pjesė e kėtij stafi. “Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr ne si institucion ėshtė se, 20 prej tyre, ose janė sot tė punėsuar pėrfundimisht nė Bashkinė e Tiranės, ose janė pjesė e punės sė pėrbashkėt nė projekte tė caktuara”. Kėshtu ėshtė shprehur dje gjatė prezantimit tė projektit, Kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama. Ai ka theksuar interesin reciprok tė zbatimit tė kėtij projekti, si pėr vetė tė rinjtė, tė cilėt do tė konkretizojnė dijet e marra e do tė ushtrohen nė praktikė, por edhe bashkia do tė ketė njė frymė tė re dhe mundėsi pėr tė pėrzgjedhur mes mė tė mirėve. “Praktikisht, edhe vetė drejtuesja e kėtij projekti, vjen nga kjo eksperiencė dhe sot ėshtė drejtuese nė bashki. Pėr ne, nė kėtė kuptim, ky projekt ka njė rėndėsi tė dorės sė parė, pasi ėshtė njėkohėsisht njė shans shumė i mirė, pėr tė zbuluar burime tė tjera njerėzore, burime tė vlefshme njerėzore, pėr tė cilat, ēdo institucion ka shumė nevojė, pėr tė cilat edhe ne kemi nevojė dhe jemi shumė krenarė qė jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė nevojė tonėn”- tha Rama.
Projekti
Punėsimi Veror Sezonal zhvillohet nė kuadėr tė projektit “Rinia nė Drejtim”, i iniciuar nga Bashkia e Tiranės dhe i mbėshtetur nga Fondacioni “Soros”. Sipas drejtuesve tė tij, qėllimi i kėtij projekti ėshtė afrimi i studentėve me administratėn lokale, pėrfitimi i njė pėrvoje nga njė staf profesionistėsh, aplikimi i dijeve tė marra nė praktikė dhe pjesėmarrja aktive nė proceset vendimmarrėse. Gjatė periudhės sė punėsimit, studentėt do tė njihen me procedurat administrative, do tė ingranohen drejtpėrdrejt nė punėt dhe funksionet e Drejtorive tė Bashkisė sė Tiranės, si dhe do tė marrin pėrgjegjėsi direkte, mbi procedurat e punės qė do tė realizojnė. Nė kėtė mėnyrė, gjatė kėsaj periudhe punėsimi, ata do tė ndihen si pjesė e stafit tė punės nė Bashki, do tė aplikojnė sa mė efektivisht dijet teorike, si dhe do tė krijojnė njė eksperiencė tė re pune.
Pėrzgjedhja
Pėrzgjedhja e 50 studentėve, ėshtė bėrė pas shqyrtimit tė dokumentacionit tė mbi 120 studentėve qė aplikuan pėr kėtė mundėsi punėsimi sezonal. Sipas Drejtoreshės sė Projektit, Ogerta Manastirliu, pėrzgjedhja u bė mbi bazėn e po atyre kritereve si edhe njė vit mė parė. “Pėrzgjedhja e tyre u bė nė bazė tė disa kritereve qė janė pėrcaktuar. Pėr studentėt ėshtė marrė parasysh, lista e notave, rekomandime nga profesorėt, CV-tė pėrkatėse, pėrvoja tė tjera tė mėparshme etj.”- thotė ajo, duke shtuar edhe essenė e pėrgatitur prej secilit kandidat, lidhur me interesin qė kishte pėr tė punuar pranė Bashkisė sė Tiranės. Sipas drejtoreshės, studentėt e pėrzgjedhur janė tė fakulteteve tė ndryshėm pėrfshirė atė, Ekonomik, Juridik, Punė Sociale, Inxhinieri Mjedisi, Inxhinieri Ndėrtimi, Arkitekturė, e tė tjerė. Shumica prej tyre, janė mes vitit tė dytė e tė katėrt tė studimeve, ndėrkohė qė shohin me interes njė punė tė ardhshme nė administratė. Mes studentėve, dje spikasnin atė qė interesoheshin tė punonin nė zyrėn e urbanistikės, duke e parė veten nė tė ardhmen, jo thjesht arkitekt tė lirė. Shumė tė tjerė, shihnin me interes pėrvojėn pranė burimeve njerėzore, apo shėrbimeve sociale tė bashkisė. Ndarja e
tyre nė kėto drejtori, do tė bėhet natyrisht duke pasur parasysh degėn e shkollimit.

Mundėsitė
Tė njihen me proceset vendimarrėse
Tė njihen me funksionimin e niveleve qeverisėse vendore nė lidhje me komunitetin
Tė lidhen drejtpėrdrejtė me kėto procese
Tė vėnė nė praktikė tė gjitha njohuritė e marra nė teori
Tė sigurojnė njė punėsim paraprak sezonal duke pėrfituar eksperiencė
Tė rrisin vetėvlerėsimin dhe sigurinė
Tė adaptohen me procesin e ndryshimeve qė i shėrben zhvillimit
Tė shtojnė njohuritė
Tė ēertifikohen pėr pjesėmarrjen nė punėsimin sezonal

Nga:Elda SPAHO



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=484