EDHE 4OOO STUDENTĖ TĖ RINJ NĖ UP

Data 12-09-2005 12:59:23 | Tema: Lajme

Shpallet konkursi i dytė pėr pranimin e studentėve nė Universitetin e Prishtinės


PRISHTINĖ, 12 SHTATOR- Universiteti i Prishtinės ka shpallur sot konkursin pėr pranimin e mbi 4.000 studentėve tė rinj, tė cilėt do tė regjistrohen nė afatin e dytė. Afatin e kaluar nė UP janė pranuar 5 mijė e 700 studentė, kėshtu qė numri i pėrgjithshėm i studentėve qė do tė fillojnė vitin e ri akademik do tė jetė rreth 8 mijė, ndėrkaq rreth 19.000 tė rinj kanė pėrfunduar sivjet shkollimin e mesėm.
Kryetari i Kėshillit Drejtues tė Universitetit tė Prishtinės, Jahi Hoxha tha se nga 4 mijė e 39 studentė qė do tė pranohen nė afatin e dytė, 1 mijė e 400 studentė do tė jenė tė rregullt 1 mijė 334 me korrespodencė. Sipas Jahi Hoxhės 1 mijė 196 studentė qė do tė pranohen me vetėfinancim nuk do t’i nėnshtrohen provimit pranues:

Ndėrkaq kryetari i Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinė Sejdi Hoxha tha se ka qenė kėrkesė e kėtij unioni shpallja e konkursit pėr pranimin e studentėve tė rinj, mirėpo sipas tij konkursi duhet tė shpallet edhe nė gjitha fakultetet.

Paraqitja e dokumenteve tė konkursit tė dytė pėr pranimin e studentėve nė Universitetin e Prishtinės do tė zgjasė prej sot deri mė 16 shtator, ndėrsa provimet do tė mbahen me 19 shtator. Regjistrimi pėr vitin e ri akademik ndėrkaq do tė fillojė prej datės 15 shtator.(Radio Kosova)





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=566