Nuk pranojmė mė premtime boshe

Data 14-09-2005 14:13:50 | Tema: Lajme

Studentėt e transferuar tė UT-sė janė ngujuar nė Ministrinė e Arsimit tė Maqedonisė

SHKUP, 14 SHTATOR- Studentėt e transferuar tė Fakultetit tė Stomatologjisė nga Universiteti i Tetovės nė atė tė Shkupit, janė ngujuar tė martėn nė Ministrinė e Arsimit. “Nuk pranojmė mė premtime boshe, i duam notat qė i kemi nė indekset e mėparshėm, kjo ėshtė njė lojė me ne. Nuk do tė dalim nga kėtu deri sa tė mos zgjidhet problemi ynė”, shprehet njėri nga drejtuesit e studentėve grevistė. Studentėt e transferuar, tė martėn, patėn njė takim me Sefedin Elezin, inspektor nė Ministrinė e Arsimit. Siē informoi studenti Mirsad Ibrahimi, nga ky takim nuk ėshtė arritur asgjė, pėrveē asaj qė Elezi ka dėgjuar hallet e studentėve tė transferuar dhe u ka premtuar se sė shpejti do tė zgjidhet problemi i tyre.


Gjatė provimit (verifikimit tė njohurive) qė kanė pasur kėta studentė, nga 12 prej tyre vetėm dy kanė kaluar. Nga premtimet e marra nga dekanja e Fakultetit tė Stomatologjisė nė Shkup, Marija Nakova, se studentėt e transferuar nga UT-ja nuk do tė kenė ndonjė problem gjatė verifikimit tė njohurive tė tyre dhe tė njėjtat do t’i kalojnė me lehtėsi, deri mė tani asgjė nuk ėshtė realizuar. Studentėt shprehen se profesorėt e Fakultetit tė Shkupit, pėrveē problemeve qė na bėjnė nė verifikimin e diturive ata edhe na nėnēmojnė. Studentėt janė tė indinjuar edhe nga premtimet e ministrit tė Arsimit, Aziz Pollozhani. Nga ana tjetėr Ministria e Arsimit ka premtuar se do tė angazhohet qė tė zgjidhet problemi i kėtyre studentėve. ”Pėrfaqėsuesit e ministrisė tonė janė nė kontakt tė vazhdueshėm me dekanen e fakultetit. Po punojmė nė gjetjen e zgjidhjes sė problemit tė krijuar”, thotė zėdhėnėsi i kėsaj ministrie, Numan Sallai, i cili, njėherit ėshtė optimist dhe beson se kėtyre ditėve do tė tejkalohet ky problem, “kuptohet duke iu pėrmbajtur rregullave pėr verifikim e diturive”. (KosovaLive)





Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=568