LEGALIZOHET FARMACIA, GJUHA GJERMANE DHE FIZKULTURA

Data 14-09-2005 14:23:35 | Tema: Lajme

“Diskriminohen” aktorėt

SHKUP, 15 SHTATOR- Dega e aktrimit mbeti jashtė kornizės ligjore. Komisoni pėr akreditim si organ autonom i Minstrisė sė Arsimit nuk ka marrė vendim pozitiv vetėm pėr degėn e aktrimit, edhe pėrkundėr traditės 10-vjeēare tė funksionimit me sukses tė tij nė kuadėr tė Univeristetit tė Tetovės.
Kėshilli i akreditimit nė krye me Tito Beliēanecin kanė akredituar Degėn e farmacisė nė kuadėr tė Fakultetit tė Shkencave Natyrore, gjuhėn gjermane nė kuadėr tė Fakultetit tė Shkencave Humanitare dhe Degėn e Fizkulturės.

Sipas burimeve , ky kėshill nuk ka marrė shumė nė konsideratė kushtet e mira apo tė kėqija tė ndonjėrės degė ose tjetrės, por thjeshtė aktrimi ka qenė viktimė e tri degėve tjera tė cilat janė akredituar, pasi asnjėherė asnjė punė nuk bėhet nė Maqedoni sipas metodės normale tė asaj qė duhet, por tė metodės sė marrjes sė minimumit nga ajo qė kėrkohet dhe ka nevojė.
“Duhej tė kėrkonim 6 degė qė tė akreditoheshin pėr t’i fituar katėr sa janė tani pėr tani”, deklaroi njė profesor nga Univerisiteti i Tetovės, qė nuk deshi t’i pėrmendim emrin.
Kėshilli i akreditimit ėshtė arsyetuar se Dega e aktrimit nuk ka kushte dhe nuk ka kuadėr dhe pėr kėtė shkak nuk ka akredituar kėtė degė nė kudėr tė Universitetit tė Tetovės, mirėpo shefi i Katedrės sė aktrimit, Senad Abduli, hodhi poshtė arsyetimin e kėshillit.
“Ne kemi kuadėr profesional. Jam unė, Senad Abduli, docent i aktrimit dhe diksionit, pastaj Sefedin Nuredini, Vebi Qerimi dhe Luljeta Isaku, tė gjithė me titutj tė lartė shkencorė dhe universitarė”, sqaroi Senad Abduli, duke e quajtur tė pabazė arsyetimin e kėtij kėshilli.
Profesorėt dhe studentėt e aktrimit, kanė kėrkuar qė tė merret nė konsideratė nevoja e madhe pėr kėtė drejtim. “Shoqėria, mbi tė gjitha, ka nevojė pėr artin”, u shprehėn studentėt e aktrimit, duke shtuar se njė vendim i tillė i diskriminon ata dhe shoqėrinė shqiptare.

Nga:Halit AJDINI




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=570