NĖ PĖRPJEKJE PĖR TA NDALUR GREVĖN E PEDAGOGĖVE

Data 27-10-2005 6:03:42 | Tema: Lajme

Njė memorandum i lejon UP-sė autonomi financiare

PRISHTINĖ, 26 TETOR- Ministria e Arsimi, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), Ministria e Ekonomisė dhe Financave (MEF) dhe Universiteti i Prishtinės (UP), nėnshkruan tė mėrkurėn njė memorandum, i cili i lejon UP-sė menaxhimin e tė hyrave vetanake. Ministri i MASHT-it, Agim Veliu, pas nėnshkrimit tė kėtij memorandumi, tha se nėpėrmes kėtij dokumenti do tė krijohen kushte mė tė favorshme pėr pėrmirėsimin e gjendjes materiale nė UP. “Kjo ka qenė orientim i vazhdueshėm i MASHT-it qė pozita materiale e punėtorėve tė arsimit nė pėrgjithėsi, por edhe e universitetit, tė ngritėt dhe ky memorandum e mundėson kėtė”, tha ai.

Ndėrsa Jahi Hoxha, udhėheqės i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, tha se kjo kėrkesė ka qenė e adresuar shumė mė herėt se sa tė filloj greva dhe ka hyrė nė procedurė tė pėrpunimit. “Komisioni i pėrbėrė nga qeveria, nė tė cilin kanė marrė pjesė MASHT-i, MEF-i, pėrfaqėsuesi i kryeministrit dhe UP-ja, e kanė finalizuar kėrkesėn pėr autonomi financiare tė mjeteve tė participimit dhe me kėtė memorandum, UP-ja do tė krijojė, njė lehtėsim pėr shfrytėzim mė racional tė mjeteve nga fondi i participimit”, tha Hoxha. Kurse sa i pėrket ngritjes sė pagave, ai bėri tė ditur se ėshtė formuar njė komision tjetėr, nga po tė njėjtit pėrfaqėsues, qė do ta ndėrtojė sistemin e ri tė pagave pėr mėsimdhėnėsit e universitetit. /KosovaLive



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=637