RROGA E NJĖ PROFESORI TĖ UP-SĖ DERI NĖ 700 EURO

Data 02-11-2005 11:18:15 | Tema: Lajme

Qeveria ka miratuar sistemin e ri tė pagave pėr UP-nė

PRISHTINĖ, 2 NĖNTOR- Ėshtė miratuar sistemi i ri i pagave pėr Universitetin e Prishtinės, nė mbledhjen e Qeverisė tė ditės sė djeshme, sistem ky i nėnshkruar ditė mė parė nga ministri i ASHT-sė, Agim Veliu dhe kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Jahi Hoxha. “E veēanta e sistemit tė ri tė pagave nė Universitet ėshtė mundėsia ligjore qė ne i kemi dhėnė UP-sė qė tė pėrdorė pėr personelin akademik 30 pėr qind tė tė hyrave vetanake”, ka thėnė kryeministri, Bajram Kosumi pas mbledhjes sė Qeverisė. Sipas kryeministrit deri tek miratimi i kėtij sistemi ka ardhur pas njė pune njėmujore tė MASHT-it dhe UP-sė dhe memorandumit tė nėnshkruar.


Pėr kryeministrin Kosumi sektori i arsimit ėshtė prioritet i Qeverisė. Nė kėtė kontekst ai ka pohuar se pėrmirėsimi i kushteve tė punės sė personelit akademik tė UP-sė ėshtė i rėndėsishėm edhe pėr shoqėrinė dhe pėr tė gjitha proceset politike, ekonomike dhe akademike. Me vetėbesim Kosumi mendon se Qeveria ka bėrė ndryshime thelbėsore, jo vetėm nė menaxhimin e UP-sė, por edhe nė aspektin financiar, duke i rikthyer autonominė financiare dhe shfrytėzimin e mjeteve nga participimi i studentėve.
E veēanta e sistemit tė ri tė pagave pėr UP-nė ėshtė mundėsia ligjore qė i ėshtė dhėnė UP-sė qė tė pėrdorė pėr personelin akademik 30 pėr qind tė tė hyrave vetanake pėr pėrmirėsimin e gjendjes materiale. Nė bazė tė kėtij sistemi, rroga maksimale e njė profesori do tė jetė 700 euro.
Kosumi gjithashtu ka bėrė tė ditur se kabineti i tij e ka udhėzuar Grupin Punues qė t’i fillojė pėrgatitjet pėr sistemin e ri, edhe nė arsimin e mesėm dhe atė fillor.

Nga: Besnik KRASNIQI




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=647