STUDENTĖT E UEJL MBI TĖ DHĖNAT E VARFĖRISĖ

Data 11-11-2005 8:38:24 | Tema: Lajme

Prezantohet studimi njėvjeēar i Bankės Botėrore nė Maqedoni

Tetovė, 11 NĖNTOR- Autoritetet e UEJL-sė thanė se studimi ėshtė bėrė nė 5400 familje dhe rezultatet e pėrpunuara sipas metodologjisė sė relatives dhe absolutes (dy metoda matėse tė ndryshme ), qė nė tė vėrtetė tregojnė rezultate dėshpėruese pėr standardin jetėsor nė MaqedoniNė UEJL u prezantua tė enjten studimi njėvjeēar i Bankės Botėrore nė Maqedoni dhe Entit tė Statistikės nė Maqedoni bėrė gjendjes sociale tė qytetarit tė Maqedonisė, duke iu referuar nivelit tė varfėrisė. Autoritetet e UEJL-sė thanė se studimi ėshtė bėrė nė 5400 familje dhe rezultatet e pėrpunuara sipas metodologjisė sė relatives dhe absolutes (dy metoda matėse tė ndryshme ), qė nė tė vėrtetė tregojnė rezultate dėshpėruese pėr standardin jetėsor nė Maqedoni

Kjo ishte dhe pėrshtypja e parė e studentėve, tė cilėt morėn pjesė nė kėtė prezantim tė kėtyre dy institucioneve relevante. Pėrgjegjėsja pėr informim e UEJL-sė Adelina Marku tha se studentėt e UEJL, posaēėrisht ata tė profilit tė Fakultetit tė Biznesit, treguan interesim tė veēantė pėr metodėn e pėrdorur pėr tė ardhur tek statistikat e tilla. Sipas pėrfaqėsuesve tė BB , ėshtė aplikuar njė metodė e re e kėrkimit, e cila nė tė vėrtetė ka analizuar kėsaj radhe jo tė hyrat e buxhetit familjar tė qytetarit tė Maqedonisė, por tė dalat (harxhimet) e asaj familjeje. Adrijana (studente) vlerėson se matja e varfėrisė nė kėtė formė dhe tė dhėnat frapante tė pėrqindjes sė varfėrisė nė Maqedoni, janė tregues realė pėr kapacitetin e dobėt tė kėtij shteti nė hapjen e vendeve tė reja tė punės. Si rrjedhojė flasin edhe pėr kapacitetin e dobėt tė kėtij shteti pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja, ngaqė investitori nė parim kėrkon fuqi blerėse dhe jo ‘’status quo’’.
Studentėt e Administratės Publike, i analizuan kėta tregues nė aspektin tjetėr. Veroni (student)
konstaton se treguesit e kėtij studimi nė tė vėrtetė flasin pėr njė fenomen tė rrezikshėm qė mund tė krijohet nė Maqedoni, fenomen ky qė quhet “socializim me varfėrinė’’. Por , vazhdon ai , ėshtė pėr t’u vlerėsuar transparenca e tė dhėnave , ngaqė qytetari i zakonshėm kėsisoj mund tė ndėrgjegjėsohet pėr statutin e tij nė shoqėri. Ky rrezik ėshtė kanosės pėr krijimin e mentalitetit tė mbyllur tek qytetari i rėndomtė nė Maqedoni thotė Bashkimi (student i Fakultetit tė Komunikimit)- dhe ky ėshtė njė rrezik tjetėr pėr kėtė shtet, ngaqė nuk sfidon gatishmėrinė qytetare nė gjetjen e punėve tė mira dhe tė qėlluara thotė ai.
Nga ana tjetėr, studentėt e Fakultetit tė Shkencave Kompjuterike , vlerėsojnė se njė ndihmesė e madhe pėr njohjen dhe kodimin e rrezikut nga varfėria , mund ta ndihmojė edhe informatizimi i shoqėrisė, sepse, siē thotė Genti “Interneti tė mundėson momentin e krahasimit dhe vlerėsimit me shtetet tjera, tė ofron tė dhėnat se si shtetet e tjera kanė tejkaluar kėtė fazė dhe ē’duhet tė bėjė Maqedonia nė kėtė drejtim”. (U.S.)




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=661