SHKENCTARĖT KINEZ NĖ SHKUP

Data 15-11-2005 11:27:19 | Tema: Lajme

Maqedonia dhe Kina thellojnė bashkpunimin shkencor

Shkup, 15 NĖNTOR- Njė delegacion kinez prej ekspertėve dhe profesorėve shkencorė, i kryesuar nga njė pėrfaqėsues i lartė qeveritar sot do tė pėrfundojnė vizitėn triditėshe nė Maqedoni. Shkėmbimi i informatave pėr politikėn e ndėrsjellės shkencore dhe teknologjike ndėrmjet dy shteteve, si dhe projekte tė pėrbashkėta hulumtuese ėshtė qėllimi vizitės sė kėtij delegacioni shkencor nga Kina.
Delegacioni shkencor kinez dje dhe sot do tė t`i vizitojnė Entin hidrobiologjik nė Ohėr, Institutin pėr inxhinieri tėrmetesh dhe sezmologji inxhinierike, Fakultetin pėr shkenca bujqėsore dhe ushqim, Institutin bujqėsor dhe Fakultetin Elektroteknik. Delegacioni shtatanėtarėsh, i kryesuar nga Ju Minduo, drejtor i Departamentit pėr Evropėn Juglindore dhe Azinė Qendrore nė Sektorin pėr bashkėpunim ndėrkombėtar tė Ministrisė kineze tė Shkencės, e pėrbėjnė profesorė prej dy universiteteve, si dhe nga Akademia kineze pėr shkenca bujqėsore.

Delegacioni, dje, realizoi takim edhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencės Azis Pollozhani, me ē`rast ėshtė kontraktuar forcimi i aktiviteteve nė shkencė dhe teknologji.
Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Aziz Pollozhani, nė takimin me delegacionin e Republikės Popullore tė Kinės u shpreh I kėnaqur me bashkpunimin e sheknctarėve tė tė dy vendeve.
Maqedonia dhe Kina do tė kontraktojnė projektet e pėrbashkėta shkencoro-hetuese nė Republikėn e Maqedonisė dhe nė Republikėn Popullore tė Kinės.
Pas takimit, ministri Pollozhani dhe drejtori i repartit pėr Evropėn Juglindore dhe Azinė Qendrore, treguan gatishmėrinė pėr thellimin e aktiviteteve nė fushėn e shkencės dhe tė teknologjisė, me ēka do tė thelloheshin dhe do tė zgjeroheshin njohuritė nė bashkėsinė shkencore nė dy vendet.

Nga:Halit AJDINI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=668