KRAHU I ELBASAN HOTIT KONTESTON MĖNYRĖN E REGJISTRIMIT TĖ UPS-SĖ NGA MSHP

Data 17-11-2005 3:44:52 | Tema: Lajme

Maliqaj: Letra pėr regjistrim ėshtė vjedhur dhe i ėshtė dhėnė Sejdi Hoxhės!

PRISHTINĖ, 17 NĖNTOR- Pasi ėshtė bėrė e ditur se Ministria e Shėrbimeve Publike (MSHP), ka licencuar Unionin e Pavarur tė Studentėve tė krahut tė Sejdi Hoxhės, si organizatė tė cilės i mundėsohet hyrja nė garė pėr tė fituar vende nė Parlamentin e Studentėve, krahu tjetėr i kėsaj organizate, ai i Elbasan Hotit, ka njoftuar se nuk kemi tė bėjmė me ndonjė licencė apo licencim tė ndokujt, sepse njė divizion i tillė nuk ekziston nė MSHP. “Ėshtė fjala pėr Divizionin e Regjistrimit dhe ndėrlidhjes me OJQ, dhe ky institucion nuk legjitimon askėnd por vetėm regjistron OJQ-tė”, ka thėnė tė enjėten pėr studentet.info, Feim Maliqaj nga Zyra e Informacionit tė UPSUP-sė.


Ai ka thėnė se legjitimiteti i njė strukture udhėheqėse tė organizatės merret nė Kuvendin e po asajė organizate, e jo nė MSHP. “Zyrtarėt nė MSHP i kemi njoftuar me rastin dhe ata kanė dhėnė urdhėr pėr stopimin e procesit tė regjistrimit tė UPSUP-sė, dhe krijimin e njė komisioni i cili do tė shqyrtojė rastin nė fjalė, mirėpo dikush nga nėpunėsit e MSHP-sė, e ka thyer kodin e etikės sė punės dhe rregullat nė fuqi, dhe nė pėrfundim tė orarit tė punės ditėn e fundit tė javės, nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme e kanė vjedhur njė letėr regjistrimi dhe ia kanė dhėnė Sejdi Hoxhės, ēka tash do tė pasojnė edhe ndėshkimet pėr akterėt e kėsaj vepre penale”, thotė Maliqaj, duke e elaboruar faktin e regjistrimit tė UPSUP-sė nė kėtė ministri e qė strukturė tė ligjshme konsideron krahun e Sejdi Hoxhės. Maliqaj thotė se nė radhė tė parė parashihet ē’regjistrimi i UPSUP-sė dhe nė njė fazė tė mėvonshme edhe ndėshkimi i nėpunėses qė ka bėrė kėtė skandal me ligjin!
Hapat konkret tė cilat do i ndėrmerr udhėheqėsia legjitime e UPSUP-sė, siq e quan Maliqaj, janė: Anulimi i regjistrimit tė paligjshėm tė UPSUP-sė dhe regjistrimi i ligjshėm nė emėr tė kryesisė ligjitime, pastaj tė gjitha veprimet e ndėrmarrura nga Kėshilli Drejtues i UP-sė lidhur me procesin e zgjedhjeve do tė kontestohen dhe do tė kėrkohet pėrseritja e procedurave nga fillimi; Nuk pėrjashtohet mundėsia e ndonjė greve e cila do tė ketė objektivė ndėshkimin e KD-sė sė UP-sė si shkaktar kryesor i thellimit tė krizės nė UPS-UP, dhe keqmenagjim tė UP-sė.
Nė pyetjen tonė se a mund tė presim qė krahu qė i takon Maliqaj tė radhitet nė ndonjė organizatė tjetėr studentore, tė ndėrrojnė emrin apo tė bėjnė diq tė ngjashme nė mėnyrė qė edhe ata tė futėn nė garė, ai ėshtė pėrgjegjur: “Nuk pritet qe ne tė radhitemi nė ndonjė organizatė tjetėr e as ta ndėrrojmė emrin, sepse emri origjinal i takon drejtuesve legjitim, nė kėtė rast neve qė kemi besimin e Kuvendit tė UPSUP-sė, tė dhėnė nė mėnyrė demokratike nga votat e delegatėve tė UPS-UP-sė”, thotė prerazi ai.
Feim Maliqai i cili ushtron detyrėn e shefit tė informacionit nė UPSUP tė drejtuar nga Elbasan Hoti, edhe njė herė shprehė qėndrimin se nuk kemi tė bejmė me dhėnjėn e licencės pėr njėrin apo tjetrin krah, por pavarėsisht kėsajė maliqaj Konsideron se “ky hap jo qė e ka dėmtuar vetėm UPS-UP-nė, por e ka rrezikuar nė masė tė madhe tėrė procesin zgjedhor nė UP”. Sė fundmi ai ka shprehur besimin nė kapacitetet morale-intelektuale, dhe profesionale, siē thotė ai, tė anėtarėv edhe aktivistėve tanė tė devotshėm qė do ta tejkalojnė me sukses edhe kėtė sfidė, dhe njėkohesisht shpresojmė se kjo do tė jetė sfida e fundit e llojit tė tillė pėr ta.

Nga: Besnik KRASNIQI




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=671