PUNĖTORĖT TEKNIKĖ TĖ USHT-sė NĖ UDHĖKRYQ

Data 25-11-2005 7:25:22 | Tema: Lajme

Greva bllokon veprimtarinė arsimore

Tetovė, 25 NĖNTOR- Ka vazhduar pėr tė dytėn ditė me radhė greva e rreth njėzet punėtorėve tė USHT-sė, tė punėsuar nė ish-Objektin e Monopolit. Ata nisėn grevėn tė mėrkurėn kur kėrkuan nga drejtoria e kėtij institucioni tė lartė arsimorė qė tė zgjidhet edhe statusi i tyre.
“UT-ja kur nuk njihej nga shteti ne pėr ēdo vjet nėnshkruanim kontratė vjetore me Universitetin dhe nuk kemi pasur asnjė problem, pas legalizimit tė UT ne jemi paraqitur nė konkursin e Ministrisė sė Arsimit pėr vendet e punės qė i kishim dhe rektori na ka ftuar nė njė solemnitet rasti ku na ka uruar pėr vendimet qė kishin ardhur pėr ne nga Ministria e Arsimit”, thanė grevistėt

Ata thanė se rektori vazhdimisht na ka thėne se vendimet janė, ju punoni dhe se sė shpejti do tė merrni ato, pra vendimet . “Ne kemi kėrkuar nė forma tė ndryshme tė marrim vendimet. Ndėrkohė, rektori ka pranuar punėtorė tė rinj nė administratė dhe u ka dhėnė vendime, e ne jemi duke punuar pa zgjedhur status “nė tė zezė”, u shprehėn ata . Grevistėt thanė se vetėm para disa ditėsh rektori u kishte thėnė se “vendime nuk ka lėshuar Ministria e Arsimit nėse doni punoni e nėse jo shkoni nė shtėpi”, tha Ahmet Ahmeti, punėtor i administratės.
“Personeli i sigurimit funksionon qė nga viti 2001 me kėrkesėn e vet UT-sė ne kemi punuar edhe pa pagesė, vetėm duke menduar se do tė bėjmė njė vepėr tė mirė pėr Universitetin e Tetovės, me aktin e zyrtarizimit rektori na ka premtuar vazhdimisht se do na jep vendimet, ndėrsa ka angazhuar personel tė sigurimit tjetėr, edhe djalin vėllait tė tij, thotė Sedat Samiu.
Personeli teknik nė UT ėshtė qė nga themelimi, prej vitit 1994. Murat Osmani shprehet se prej sot jemi hedhur nė grevė urie dhe kemi mbyllur dyert e Universitetit tė Tetovės nė objektet e “Monopolit” dhe kėrkojmė nė kėtė mėnyrė tė realizojmė kėrkesat tona. “Na vjen shumė keq pėr studentėt, tė cilėt humbin me mėsim pa fajin e tyre, por nuk ka mbetur formė tjetėr” tha Osmani.
“Greva dhe bllokimi do tė zgjasė derisa tė vijnė vendimet nė duart tona se mė nuk u besojmė fjalėve tė askujt e as premtimeve tė rektorit”, thanė protestuesit. (I.K.)




Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=675