MERR FUND GREVA NĖ REKTORATIN E UP-sė

Data 09-12-2005 7:16:01 | Tema: Lajme

Sejdi Hoxha largohet nga greva por edhe nga UPSUP-ja

PRISHTINĖ, 9 DHJETOR- I ėshtė dhėnė fund grevės dy ditėshe tė ish-krahut tė Sejdi Hoxhės tė Unionit tė Pavarur tė Studentėve, qė realizohej nė Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės. Themi tė ish-krahut meqė edhe publikisht, Sejdi Hoxha ėshtė deklaruar se pas grevės do tė bėjė themelimin e njė organizate tė re studentore. “Ne perfundimisht do tė bėjmė njė organizatė tė re dhe jemi nė kėrkim tė njė emri tė ri pėr organizatėn tonė, dhe jam i sigurt qė prapė do tė jemi tė parėt”, ka thėnė Hoxha.

Edhe pse ai insistonte nė realizimin e kėrkesave tė tij, pėr ndryshimin e Rregullores sė zgjedhjeve tė Parlamentit Studentor dhe rikthimin e licencės nga ana e Ministrisė sė Shėrbimeve Publike, me nė fund hoqi dorė nga kėto kėrkesa. Kjo ka ardhur pasi mbrėmė ėshtė arritur njė marrėveshje me zyrtarėt e Universitetit tė Prishtinės, me ērast i ėshtė dhėnė garanci verbale grevistėve, se nė rast tė formimit tė njė organizate tė re do t’u ipet licenca dhe do t’u mundėsohet pjesėmarrja nė zgjedhjet pėr Parlamentin e Studentėve.
Sejdi Hoxha ishte kryetar i Unionit tė Pavarur tė Studentėve, dhe nė njė mbledhje tė Kuvendit tė kėsaj organizate, pėrkatėsisht me datė 3 maj, ai ėshtė shkarkuar nga posti i kryetarit me kėrkesėn e 50% + 1 delegati, ndėrkohė qė vendimi ishte marrė me 2/3, ku tė pranishėm patėn qenė 45 delegatė nga tė cilėt 43 votuan pėr shkarkimin e tij ndėrsa pati dy abstenime. Pėrkundėr kėsaj ai vazhdoi tė mbajė timonin e kėsaj organizate deri nė momentin kur Ministria e Shėrbimeve Publike vendosi qė t’i japė licencėn, dhe njėkohėsisht ta njohė si strukturė tė ligjshme atė tė udhėhequr nga Elbasan Hoti.

Nga: Besnik KRASNIQI



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=688