Bordi i UEJL-sė miraton disa vendime tė rrėndėsishme

Data 11-01-2005 16:21:54 | Tema: Lajme

ALAJDIN ABAZI RIZGJIDHET REKTOR I UEJL-SĖ

TETOVĖ (12 JANAR) Rektori i UEJL-sė Prof.Dr.Alajdin Abazi ėshtė ri-zgjedhur Rektor me mandat katėr vjeēar (2005-2009), nė mbledhjen e fundit tė Bordit tė Universitetit, dhe janė nominuar tre Pro-Rektorė pėr tė asistuar dhe ndihmuar veprimtarinė e Rektorit dhe Rektoratit. Pro-Rektori pėr Financa dhe Zhvillim Fizik, ėshtė zgjedhur Prof.Dr.Abdulmenaf Bexheti, Pro-Rektor pėr Ēėshtje Akademike dhe Studentore Prof.Dr.Zamir Dika, Pro-Rektor pėr Hulumtime Shkencore Prof.Dr. Blerim Reka si dhe ėshtė zgjedhur edhe Sekretari Gjeneral, z.Xhevair Memedi.
Bordit i Universitetit tė Evropės Juglindore ka marrė disa vendime tė rėndėsishme gjatė kėtij takimi , tė cilat vendime kanė tė bėjnė me vazhdimin e punės sė mėtutjeshme dhe me zhvillimin strategjik tė UEJL-sė. “Rektorati i UEJL-sė vitin 2005 e fillon me njė ri-organizim tė ri, pėr shkak tė transferimit tė kopetencave nga stafi ndėrkombėtarė te stafi vendor, megjithatė njė pjesė e stafit ndėrkombėtar do tė vazhdojė tė qėndrojnė nė UEJL por nė rol kėshilldhėnės” thanė autoritetet e kėtij institucioni tė lartė arsimorė nė Tetovė Nė tė njėjtėn kohė ėshtė aprovuar Plani Strategjik i Zhvillimit tė Universitetit 2004-2008. Nė kėtė takim ėshtė aprovuar edhe buxheti i mėvetėsishėm i Universitetit i cili ėshtė buxhet i mėvetėsishėm i gjeneruar nga vetė shėrbimet dhe aktivitetet e Universitetit.
Lidhur me donacionet, ato janė pjesė e investimeve kapitale qė bėhėn nė Universitet si pėr ndėrtimin e hapėsirave shtesė pėr tė zhvilluar aktivitete mėsimore tė kualitetit Evropioan ose hapjen e programeve tė reja ose Qendrat pėr Hulumtime Shkencore.
“Ne faleminderojmė komunitetin donator pėr zemėrgjėrėsinė e tyre qė kanė treguar pėr mbėshtetjen e arsimit tė lartė nė gjuhėn Shqipe, por edhe arsimin nė pėrgjithėsi, dhe shpresojmė akoma nė pėrkrahjen e tyre pėr tė mirėn e gjenerimit tė vlerave publike tė cilat do t’i arrijmė me arsimim kualitativ tė tė diplomuarve tanė “ tha pėr redaksinė shefi I zyrės pėr informim I UEJL-sė Burim Sadiku


Nga:Urim SALIHU



Ky artikull vjen nga Studentet.info
https://www.studentet.info

Origjinali i kėtij artikulli gjendet nė:
https://www.studentet.info/modules/news/article.php?storyid=84